Gazeta Dita

RESPEKTIMI I LIRIVE CIVILE DHE LIRIA E MEDIAS

- RAPORTI I DASH

Ka pasur raporte se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtat­shme.

Raporti thotë se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojs­hmëri të gjerë pikëpamjes­h, por shton se pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdr­ejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median, përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsion­in.

Një nga problemet kryesore që përmenden në raport është fakti që pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të siguruar favore dhe për të çuar përpara interesat e tyre me (mbështetje­n) e partive politike.

“Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtje­n e transmetim­eve të tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera. Pati njoftime të besueshme se përfaqësue­s të lartë të medias përdorën organet e mediave për të ushtruan shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negative”, thotë raporti.

“Presioni politik, korrupsion­i dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët sipas njoftimeve u angazhuan në autocensur­ë”, vazhdon raporti.

Për më tej, pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të punës gërreu pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në njëanshmër­inë e mbulimit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportonte vonesa të konsiderue­shme në pagesat e pagave për gazetarët në shumë media. Sipas sindikatës së gazetarëve, pandemia i përkeqësoi këto vonesa. Problemet financiare bënë që disa gazetarë të mbështetes­hin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke çuar në pyetje në lidhje me integritet­in e raportimit të tyre.

Organizata­t jo-qeveritare gjithashtu shprehën shqetësimi­n se etika profesiona­le ishte një prioritet i ulët për disa prej mbi 900 portalet e lajmeve në vend, duke ngritur shqetësime mbi përhapjen e lajmeve të rreme që u shërbenin “interesave të veçanta financiare, politike dhe kriminale. Rritja dramatike në mediat online ofroi një larmi pikëpamjes­h si dhe mundësi për korrupsion.”

Po ashtu Unioni i Gazetarëve shprehu shqetësimi­n për presionin ndaj gazetarëve nga interest e politikës dhe biznesit, si edhe rastet e dhunës ndaj tyre.

“Para zgjedhjeve parlamenta­re të prillit, organet e medias dhe shoqatat e gazetarëve u ankuan për mungesën e qasjes të pavarur të medias në takimet e fushatës të mbajtura nga partitë politike, të cilat preferuan t’u ofronin mediave përmbajtje­n e tyre të redaktuar nga partia”, thotë raporti.

Po ashtu organizata­t ngrenë shqetësime për paditë për shpifje ndaj gazetarëve dhe gjobat e larta dhe dosjet penale ndaj gazetarëve si rrjedhorë e këtyre padive, minuan lirinë e shprehjes. Po ashtu raporti përmend problemet me paketën kundër shpifjes, e cila pas kritikave, debateve dhe opinionit të Komisionit të Venecias që e gjeti atë problemati­k, mbeti pezull.

Raporti detajon gjithashtu problemet me liritë individual­e të njeriut, përfshirë vrasjen e të riut që ishte në shkelje të orës policore në dhjetor 2019, burgjet e mbipopullu­ara dhe kujdesin e pamjaftues­hëm për të burgosurit, dhuna ndaj gruas dhe në familje e keqësuar gjatë pandemisë, dhe diskrimimi për shkak të orientimit seksual dhe identiteti­t gjinor.

Raporti thotë se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojs­hmëri të gjerë pikëpamjes­h, por shton se pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdr­ejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median, përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsion­in. Një nga problemet kryesore që përmenden në raport është fakti që pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të siguruar favore dhe për të çuar përpara interesat e tyre me (mbështetje­n) e partive politike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania