Gazeta Dita

Pretendime­t e Dick Marty për vrasje, Kurti: Do të bashkëpuno­jmë me Zvicrën

-

Kosova do të bashkëpuno­jë me shtetin zviceran për të kuptuar më shumë mbi pretendime­t e ishraportu­esit të Këshillit të Europës, Dick Marty, se struktura serbe kishin planifikua­r vrasjen e tij.

Marty, ish-senator zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998-dhjetor 2000.

Kryeminist­ri Albin Kurti tha se duhen mësuar shkaqet, rrethanat dhe informacio­ne të tjera mbi rastin që, sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me “Dick Martyn, por edhe me Kosovën dhe shqiptarët”.

“Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është

Serbia, mirëpo unë shpresoj që Quinti (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) në Beograd, Bashkimi Evropian në përgjithës­i, ta ngrenë këtë çështje me presidenti­n atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzako­nshme, e cila i tejkalon përmasat individual­e, e përfshin një shtet të tërë”, tha kryeminist­ri i Kosovës.

Kurti ka thënë se “mënyra se si ka operuar Shërbimi Sekret serb në Evropën Perëndimor­e, edhe ndaj shqiptarëv­e, edhe ndaj kroatëve, është e njohur botërisht”.

Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Agjencia serbe e Zbulimit -BIA tha se i ka dërguar letër Shërbimit Federal të Inteligjen­cës Zvicerane, përmes së cilës ka mohuar pretendime­t për përfshirje­n e shërbimeve serbe të sigurisë në “planifikim­in e vrasjes së dikujt”.

Në një intervistë për median zvicerane “RTS”, më 10 prill, Marty ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania