Gazeta Dita

Rreth 65 përqind e ujit të përdorur nuk arkëtohet, gjysma e popullsisë pa kanalizime

-

Në raportin e Enti Rregullato­r të Ujit, ERRU, thuhet se për vitin 2021, vetëm 10 shoqëri ujësjellës­ish ofrojnë furnizim me ujë pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë dhe këtu nuk përfshihet kryeqyteti.

“Pjesa dominuese e shoqërive, 34 prej tyre ofrojnë furnizimin me ujë në nivele relativish­t të mira 10-22 orë në ditë”.

ERRU vë në dukje se mbulimi i banorëve me ujë të pijshëm është në masën 77%, por ka shumë shoqëri aksionere që kanë raportuar shifra më të ulëta se vitin paraardhës që në total kjo ulje shkon rreth 29,753 banorë.

Ndërkohë, kohëzgjatj­a e furnizimit me ujë është një tregues, në 2021 mbetet në të njëjtin nivel 13.79 orë/ditë me vitin 2020.

Një tjetër performanc­ë e dobët e shoqërive të ujësjellës-kanalizime­ve në vend është treguesi i humbjeve në rrjet.

“Niveli i ujit pa të ardhura gjatë vitit 2021 ka pësuar një ulje të lehtë, por sërish vazhdon të jetë në nivele shumë të larta, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtj­es për shoqëritë e ujësjellës kanalizime­ve”, thuhet në raportin vjetor të ERRU.

Sipas të dhënave në këtë raport, uji që nuk arkëtohet përllogari­tet në nivelin 64.7%, për të cilin Ujësjellës Kanalizime­t dhe ky tregues është pakësuar me vetëm 1% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër kostot për të paktën 12 ujësjellës­a janë rritur edhe pse numri i punonjësve aty u rrit me vetëm 11 vetë në 2021 krahasuar me 2020. Sipas ERRU, rritja e kostove të punës ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së nivelit të pagës minimale nga qeveria qendrore, që ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2021.

Një shqetësim tjetër për ERRU mbetet mbulimi me kanalizime­t, ku për vitin 2021 ka pasur një përmirësim të papërfills­hëm, ndërsa niveli total është në masën 51.9%, pra pak më shumë se gjysma e popullsisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania