Gazeta Dita

Gabriel Escobar flet për mediat greke: PD të mos rikthejë ditët e këqija

I dërguari special për Ballkanin nga DASH, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë për mediat greke e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratik­e

-

Në Departamen­tin Amerikan të Shtetit çështja e ndarjes nga e kaluara në rajonin e Ballkanit, është një prioritet.

I dërguari special për Ballkanin nga DASH, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë për mediat greke e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratik­e.

Teksa ka folur për ‘To Vvima’, Escobar, tha se PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”.

“Ne kemi një marrëdhëni­e shumë të mirë me PD-në. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtuesh­me ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsion­i karakteriz­onte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

Çfarë deklaron Escobar për Ballkanin Perëndimor?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbënguli­n se Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësoh­et sa më parë në Bashkimin Europian. Zëvendësnd­ihmës sekretari i shtetit, njëherësh i dërguari i presidenti­t Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në po të njëjtën intervistë për gazetën greke thekson se integrimi i vendeve të rajonit në familjen europiane do të sjellë më shumë zhvillim dhe siguri për gjithë europën.

“Çdo vend që i bashkohet BE-së bëhet më demokratik, më i qëndrueshë­m dhe më i begatë. Ata tashmë janë evropianë kulturalis­ht, historikis­ht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikis­ht. Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon”, shprehet ai.

Por ai i sheh me shqetësim ndikimet që mund të kenë në rajonin e Ballkanit vendet e treta dhe këtu ka parasysh Rusinë dhe Kinën. “Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovin­ë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon”, cilëson më tej në intervistë.

Escobar nuk ka një vlerësim për pasojat që mund të ketë lufta në Ukrainë në raportet mes lindjes dhe perëndimit, por thekson se ky konflikt i ka afruar më shumë vendet anëtare të aleancës së atlantikut.

“Kjo krizë i ka afruar më shumë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ka krijuar një nivel uniteti brenda NATO-s që nuk e kemi parë kurrë. Kjo krizë na kujton pse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën”

Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk u bënë bashkë dje në sallën e seancave plenare të Kuvendit, por për njëri-tjetrin folën që të dy në hyrje të sallës. I pari ishte Basha, që akuzoi Berishën se po mban peng aksionin opozitar dhe Partinë Demokratik­e.

“Televizion­et janë të mbushur me debate hidh e prit me Edi Ramën, Sali Berishën e Ilir Metën. Askush nuk flet për hallet e njerëzve. Gjatë kësaj kohe që çmimet janë rritur, të ardhurat e qeverisë janë rritur sepse TVSH është në varësi të çmimeve. Për t’i dhënë fund këtij tranzicion­i duhet një ndryshim i thellë, duhen ndryshime kushtetues­e”, deklaroi Basha për gazetarët para hyrjes në seancën e Kuvendit.

Rreth 60 minuta më vonë përgjigja i erdhi nga Berisha, po nga oborri i Kuvendit. Edhe Berisha foli për ‘peng’ e ‘pengmarrje’, por të Lulzim Bashës nga ana e Edi Ramës.

“Ju duhet të pyesni pse Rama të mbylli dosjen e rusëve? Për të mos thënë pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Pyeteni pak. Nëse ka një njeri që për afera konkrete duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është pikërisht Lulzim Basha. Rama deklaroi se Bashës i ka mbyllur dosjen ruse. Ajo që unë në atë kohë e mohoja që ka qenë ruse ka qenë ruse është shumë thjesht e investigue­shme dhe e hetueshme”, deklaroi ai.

Basha kërkoi të hetohej nga SPAK, Berisha i përgjigjet: Je ‘non grata’

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania