Gazeta Dita

Biznesmeni njofton se ministri rus i Mbrojtjes pësoi atak në zemër, shtohet misteri: Putin tentoi “ta heqë qafe”?

-

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoiugu ka pësuar atak në zemër. Kështu pretendon biznesmeni rusoizrael­it, Leonida Nevzlin.

Shoigu, i cili ka qenë krahu i djathtë i Putinit dhe udhëheqësi i ushtrisë ruse për një dekadë, ishte shtylla kryesore në javët e para të luftës në Ukrainë, por së fundmi u zhduk nga konferenca­t e rregullta të Kremlinit.

Kishte dyshime për tensione midis Putinit dhe Shoigut në fund të marsit për përparimin e ngadaltë të pushtimit, ndërsa inteligjen­ca amerikane sugjeroi se dyshja u ndanë kur Putin mësoi për shkallën e humbjeve ruse në Ukrainë.

Por Shoigu, 66 vjeç, tani mendohet se është në kujdesin intensiv pasi pësoi një atak në zemër, i cili nuk mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore, sipas Leonid Nevzlin. Ai pretendon se aleati i vjetër i Putinit mund të ketë qenë subjekt i një atentati, urdhëruar nga shefi i tij. Shoigu u pa për herë të fundit dje në një video-konferencë me Putinin dhe ministra të tjerë për zhvillimin e Arktikut, por nuk foli, dhe ka spekulime se Kremlini po përdor pamjet e regjistrua­ra më parë të Shoigut që nga tërheqja e tij nga daljet publike javë më parë.

Nevzlin, një ish-manjat i medias dhe i naftës, është një nga disa biznesmenë rusë të detyruar të iknin kur u vunë në shënjestër nga Kremlini në 2003, pasi Putini vendosi të kapte kompaninë e naftës Yukos. Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm në vitin 2008, ndërsa Kremlini persekutoi drejtuesit më të lartë të Yukos dhe muajin e kaluar njoftoi se po hiqte dorë nga pasaporta ruse dhe deklaroi se “çdo gjë që prek Putini vdes”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania