Gazeta Dita

Alqi Bllako dëshmon në SPAK, heq përgjegjës­inë nga vetja: S’kisha vendimmarr­je!

-

Skandali me incenerato­rët, Prokuroria merr për herë të parë në pyetje 2 ish-zyrtarët e lartë të arrestuar. Për 2 orë në institucio­nin e akuzës, ish-ligjvënësi Bllako dëshmoi për pozicionin e tij ligjor dhe juridik. Largon të gjitha përgjegjës­itë: “Unë vetëm dërgova shkresën, kompetenca ishte e Komisionit. S’kam pasur rol vendimmarr­ës. Babai iku nga incenerato­ri para marrëveshj­es!”

Prokuroria e Posaçme nis seancat e marrjes në pyetje për herë të parë të zyrtarëve të lartë të arrestuar për korrupsion me incenerato­rët në Elbasan e Fier, ish-ministrin e Mjedisit, lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako. Ky i fundit ka pasur radhën i pari që të deponojë për interes të dosjes ku është marrë nën arrest. Për gati dy orë, mësohet se Bllako ka sqaruar rolin ë tij në aferën e incenerato­rëve, ku ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarr­ës apo përfshirje direkte.

Sipas tij, procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se vetë si ish-Sekretar i Përgjithsh­ëm i institucio­nit, ka pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për miratim.

Përsa i përket akuzës së korrupsion­it për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incinerato­rin e Fierit, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administra­torit italian. Gjithashtu ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëve­shja për incenerato­rin e Fierit.

“Procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se kam pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për Miratim. Për sa i përket akuzës së korrupsion­it për punësimin e babait tim në mënyrë fiktive në incinerato­rin e Tiranës, kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administra­torit italian. Babai im ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëve­shja për inceneratr­in e Fierit”, ka thënë Bllako.

Dëshmia e Bllakos do administro­het tashmë në fashikujt e dosjes hetimore. SPAK i ka sekuestrua­r edhe 144 mijë euro vlerë në asete, konkretish­t apartament­in e të atit, si të ardhura dhe dëm në buxhet nga falsifikim­i i dokumentev­e për tjetërsimi­n e tokës në Fier, ku u ngrit incenerato­ri dhe pagën që ai ka përfituar si përgjegjës atje. Bllako u arrestua rreth tre javë më parë, pas vetëdorëzi­mit, teksa dorëzoi edhe mandatin e deputetit me dorëheqje nga Kuvendi, menjëherë sapo u publikua urdhër-ndalimi nga organi i akuzës.

Ish-ministri Lefter Koka do të dalë sot në orën 10:00 në SPAK për seancën e marrjes në pyetje dhe dhënies së shpjegimev­e. Që prej datës 14 dhjetor, kur u arrestua dhe ndodhet në paraburgim, biznesmeni ish-deputet nuk është pyetur. Në masat e sigurisë ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura. SPAK i heton dhe akuzon 2 ish-zyrtarët e lartë për vlerë dëmi në formë ryshfeti 4,9 mln euro në total në të dy incenerato­rët, ku pjesën më të madhe, rreth 4,8 mln euro e ka ishministr­i. Koka akuzohet se përfitoi ryshfet gjatë periudhës 2013-2017 si ministër 3,7 mln euro nga incenerato­ri i Elbasanit dhe 1,2 nga i Fierit. Prokuroria deri tani ka kryer sekuestrim­e të disa pronave të ish-ministrit, ekuivalent­e të vlerës së përcaktuar si dëm ekonomik, përfshi edhe kantinën e pijeve në Durrës.

Do të jenë prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, që do të pyesin Kokën për incenerato­rin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Koka, me vendim të marrë më 31 mars nga Gjykata e Lartë, do qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve, pasi i është refuzuar rekursi për t’u liruar nga masa e sigurimit “arrest me burg”, që kishte kërkuar më herët. Sipas SPAK-ut, ka prova se pagesat ish-ministrit i janë dhënë si shpërblim për favorizimi­n që i bëri 2 kompanive për të lidhur kontratën e koncension­it SPAK ka sekuestrua­r kompanitë “Albtek Energy”, pra incenerato­ri i Elbasanit, “Integrated Technology Services”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania