Gazeta Dita

“Ish-ministri Tahiri të dënohet për të gjitha akuzat, trafik droge e grup kriminal!”

-

Prokuroria e Posaçme bën përsëri rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon me patjetër që ish-zyrtari i lartë socialist të përfshihet edhe në tre veprat e tjera penale, si korrupsion­i, trafiku i drogës dhe grupi i strukturua­r kriminal. Me formë të prerë nga GJKKO, Tahiri u shpall dy herë i pafajshëm për këto akuza, pasi s’kishte prova bindëse, pavarësish­t miqësisë me Habilajt. Ish-ministri po vuan 3 vite e 4 muaj burg në Fier, të dhëna nga Apeli i GJKKO në fillim të muajit shkurt

SPAK kë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon përsëri dënim më të rëndë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Me këtë rekurs, Prokuroria shprehet se ish-zyrtari i lartë duhet të dënohet për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, pavarësish­t se me formë të prerë Apeli i GJKKO i ka rrëzuar ato dy herë si jo të mbështetur­a prova bindëse.

Bëhet me dije se prokurorët kërkojnë dënimin e ish-ministrit edhe për trafik droge, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal “Habilaj”. Në rast se akuzat e mësipërme “hyjnë në lojë”, marzhi i dënimit shkon deri në 15 vite burg, pasi vetëm një dekadë izolim e parashikon vepra penale e grupit të strukturua­r kriminal.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga Gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të

strukturua­r”, thotë SPAK.

Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, në lidhje me makinën e tij “Audi” që përdorej nga kushërinjt­ë Habilaj, të mbërthyer nga Antimafia e Katanias në vitin 2017, për trafik droge Shqipëri-Itali me anije, nga viti 2013 e në vijim, të kapura me përgjime. Ndërkohë SPAK kërkon që Tahiri të dënohet edhe për akuzën e grupit kriminal e trafikut të drogës. Momentalis­ht Saimir Tahiri po vuan dënimin e tij në Burgun e Fierit dhe gjithanjë i ka cilësuar akuzat të motivuara politikish­t, për të dëmtuar figurën e tij si ishministë­r i Brendshëm, për luftën ndaj krimit të organizuar.

Pas një seance maratonë GJKKO e ridënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për “shpërdorim të detyrës”. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim, që më herët ishte shërbim prove dhe me kusht, por pas ankimimit të fituar në Gjykatën e Lartë për rigjykim, çudia ndodhi në Apel, ku po e njëjta shkallë dha vendim të ndryshëm dhe shërbimi i provës u kthye në izolim të masës së dënimit dhe vuajtje në qeli, për shkak të rrethanave. Tahiri u shpall i pafajshëm për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpuni­m” dhe “grup të strukturua­r kriminal”. Në argumentim­et e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohe­t në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës. Sipas Gjykatës, “Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësis­ht shpërdorim­i i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit”.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritete­t italiane goditën një grup të strukturua­r kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të ish-ministrit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania