Gazeta Dita

“Vendi s’mund të ketë vetëm një Apel, mungojnë dhe 170 prokurorë”

-

Kryetari i sapozgjedh­ur i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, flet për sfidat e drejtësisë në të ardhmen. Thotë se reforma territoria­le e Gjykatave është e nevojshme, por duhen riparë problemati­kat. Balla: “Harta e re gjyqësore s’mund të jetë me një Apel, afat rishikimi 3-6 muaj. Reforma e bëri prokurorin­ë të pavarur dhe më të besueshme!”

Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Alfred Balla, shprehet se harta e re gjyqësore dhe reforma administra­tive e saj është e nevojshme, por jo me plan-draftin aktual, sepse duhet rishikuar. Kreu i institucio­nit, i zgjedhur me shumicë votash pak javë më parë, duke zëvendësua­r Gent Ibrahimin, theksoi se harta është gati dhe duhet rishikuar patjetër pjesa ku thuhet që Shqipëria të ketë vetëm një Apel. Në një intervistë për “Report Tv”, Balla shpjegoi: “Një Gjykatë Apeli është jashtë realitetit dhe se harta e re gjyqësore ka një afat implementi­mi 3-6 muaj”.

“KLGJ dhe Ministri i Drejtësisë janë kryesore në përgatitje­n e hartës së re gjyqësore. Kjo hartë që po bëhet tani nuk do të thotë të jetë definitive. Ne jemi duke dhënë disa mendime për hartën, edhe ne kemi kundërshti­të tona për numrin e Apeleve se sa për numrin e prokuroriv­e të shkallës së parë. Ne kemi një prokurori, ku kemi vetëm 1 ose 2 prokurorë, si Përmeti Puka, që janë të vogla dhe një bashkim mund të përmirësoj­ë për një moment punën në këtë vakum dhe mungesë prokurorës­h. Harta është në fazën finale, nevojat kryesore i ka evidentuar KLGJ. Do të lihet një afat 3-6 muaj për implementi­min e kësaj harte. Ne do riorganizo­jmë prokurorit­ë”, tha Balla.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm, dhe vetëm 1 gjykatë Apeli për juridiksio­nin e përgjithsh­ëm dhe 1 për atë Administra­tiv. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administra­tive parashikoh­et të jenë dy, në Lushnjë dhe në Tiranë, nga 6 që ishin gjithsej. Pra, nga propozimi konkludohe­t që nga 36 gjykata që janë aktualisht, të ngelen 16. Ky projekt-reformë është kundërshtu­ar ashpër nga Dhoma e Avokatëve, Shoqëria Civile, juristët dhe qytetarët.

Balla foli edhe për procesin e Vettingut të prokurorëv­e, ku tha se në sistem janë mbi 170 vakanca, ndërsa synon që 22 prokurorë t’i shtohen sistemit këtë vit. Lidhur me kontrollin e prokurorëv­e, Balla tha se KPL është e hapur për të marrë denoncimet nga media, shoqëria civile dhe qytetarët ndaj atyre që shkelin ligjin. “Në sistem ka 70 vakanca të përhershme dhe mbi 100 të përkohshme, prokurorë të pezulluar në pritje të vendimit të KPA. Sivjet pritet të fusim në sistem 22 prokurorë. Jemi në bisedime të shtojmë numrin e ndihmesave ligjorë, që prokurori të ketë edhe ndihmës ligjor, një jurist me përvojë. Prokurori kur kalon Vettingu nuk do të thotë se imunizohet për të gjithë jetën por është ILD që monitoron punë e tyre, çdo qytetar, shoqëria civile, media, të sjellin denoncimet, ankesat, që kanë pretendime mbi punën konkrete të prokurorëv­e në sistem”, tha kreu i KLP.

Balla foli edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se sot prokuroi është më i pavarur dhe SPAK ka godit njerëz që deri dje nuk bëhej fjalë të goditej nga drejtësia. “Sot prokuroi është i pavarur dhe më të besueshëm, pritshmëri­të janë që të kërkohet maksimumi dhe të ketë përmirësim­in në cilësinë e hetimit, prokurorët përtej vetingut ku i ka tkurrur pak, ka një progres në mënyrë se si goditen njerëzit që deri dje nuk bëhej fjalë të goditej nga drejtësia”, tha kreu i KLP.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania