Gazeta Dita

Covid-19: Dje, 1 humbje jete dhe 56 infektime të reja

-

Përgjatë orëve të fundit në vend është regjistrua­r një humbje jete si pasojë e koronaviru­sit, teksa janë regjistrua­r 56 raste të reja infektimi. Pavarësish këtyre shifrave, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Po ashtu edhe të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e.

Lidhur me gjurmimin e rasteve të reja raportohet se në 24 orët e shkuara në të gjithë vendin janë kryer 907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 56 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastë­r, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh.

Janë 371 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar 76 vjeç nga Vlora. Ndërkohë që janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë”, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania