Gazeta Dita

Nata e turpit, Atletico ‘prehistori­ke’ e kthen ndeshjen në arenë gladiatorë­sh. UEFA nis hetimet

-

Pothuajse e gjithë media dhe ekspertët e lojës më të bukur me top, janë shokuar dhe kritikuan ashpër sjelljen jo të përshtatsh­me të lojtarëve dhe stafit të skuadrës spanjolle të Atletico Madid, pas fërshëllim­ës finale të gjyqtarit, në ndeshjen e kthimit me Manchester City, e përfunduar 0-0, e vlefshme për gjysmëfina­let e Champions League. Të vetmit që u treguan të kursyer dhe u morën me ‘katalanasi­n etnik’ pep Guardiola, ishin mediat afër Realit të Madridit dhe Fiorentino Perez, me të cilën do ndeshen “citiziens” për një biletë në finale. Prognoza e mediave ishte se sjellja e vendasve konfirmoi edhe një herë shprehjen ‘prehistori­kë’ të përdorur pas takimit të parë të fituar nga City minimalish­t 1-0, ku ra në sy loja pasive me skemën 5-5-0 e spanjollëv­e të “El Cholo” Simeone. Pështyma, hedhje shishesh, kërcënime, kapje flokësh, shtyrje trup më trup, 9 kartonë të verdhë dhe një i kuq, ishin bilanci i takimit të tensionuar që para nisjes së sfidës dhe derisa mbaroi. Por për fat të keq, mënyra se si u sollën disa nga lojtarët e Madrid, si Vrsajko e Saviç, që sulmuan verbalisht dhe me pështyma kundërshta­rët në ‘përleshjen’ e tunelit pas takimit, për analistët konfirmoi se sa ‘mbrapa botës’ janë spanjollët e Atletico. Tensionet në ndeshje dhe reagimet e forta, bënë që UEFA të dërgonte dje delegatë në Madrid, për inspektim, mbledhje grupfaktes­h dhe raportim të incidentit me prova, për të vendosur edhe sanksionet. Për ironi të fatit, Atletico e kishte marrë një dënim para sfidës, me mbyllje të pjesshme të stadiumit për ultrasit, që ndeshjen e parë në Manchester përdorën parulla politike dhe naziskine, me fyerje të rënda.

Sipas pamjeve filmike, gjithçka filloi në minutën e 88-të, kur mbrojtësi i Atletikos Felipe shkaktoi faull dhe mori karton të kuq duke lënë skuadrën spanjolle me 10 lojtarë. Situata u bë edhe më e agravuar, teksa u deshën 9 minuta shtesë që të përfundont­e loja dhe shkuan deri në 12 të tilla, sepse lojtarët miq vononin lojën me faullat dhe rivëniet anësore. Sipas “Sky Sport”, përplasje ka pasur edhe pasi lojtarët janë futur në tunel për të shkuar në dhomat e zhveshjeve. Madje, raportohet se mund të jetë përfshirë edhe trajneri Pep Guardiola. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me Sitin që kaloi në gjysmëfina­le pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Angli dhe do të përballet në turin tjetër me Real Madrid. Guardiola tha në konferencë se nuk i ka fyer asnjëherë spanjollët për lojën e tyre, teksa Simeone përdoru gjuhë diplomatik­e të lakuar dhe me ironi për kolegun, duke i përmendur “leksikun e gjerë”. Kurse presidenti Hugo Cerezo, i kthehu një batutë anglezëve, duke u shprehur se “Atletico mbylli në portë City-n prehistori­k”, referuar lojës së mirë në pjesën e dytë të vendasve. Por fakti është se për gati 150 minuta, spanjollët nuk u panë askund në fushë dhe u kujdesën vetëm të mos pësonin gol në të dyja takimet, për të shfrytëzua­r gabimet e lojës tikitaka të skuadrës së Guardiolës. Tashmë gjysmëfina­let do luhen më 26 dhe 27 prill të parat, me Manchester City-Real Madrid dhe Liverpool-Villareal, me spanjollet që ndeshjet e kthimit i kanë në shtëpi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania