Gazeta Dita

Shtrenjtim i energjisë, po sa? Me fashën 700 KWH, mijëra familje paguajnë trefish!

-

Qeveria bëri me dije ditën e djeshme se se të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë, por ende nuk ka thënë sa më shtrenjtë? Azmer Duleviç, pedagog dhe ekspert i energjisë nga studioja e “Abc Live” deklaroi se me çmimin e ri një familje mesatare që harxhon më shumë se 700 kWh energji, do të paguajë trefishin e faturës aktuale. “Një familje mesatare që sot harxhon 700 kwh, paguan 66 mijë – 67 mijë lekë të vjetra. Me ndryshimin e ri i bie që kjo familje do paguajë 219 mijë lekë të vjetra, pra gati 3 fish më shumë sesa paguan aktualisht”, tha ai. Nëse ky vendim merret përfundimi­sht eksperti tha se mijëra abonentë preken direkt nga kjo rritje. Ai sugjeroi që fasha 700 kwh duhet të ndryshohet dhe të bëhet mbi 1.000 kilovat/orë.“Kjo fashë duhet të ndryshohet për mendimin tim duhet të jetë mbi njëmijë kilovat/orë. Me fashë 700 kilovat orë prekin një numër shumë të madh familjesh. Nëse e çojmë deri në 1 mijë kilovat orë do jetë më i vogël numri i familjeve që preket. Mos harrojmë që tek ne, edhe një familje e re dhe me fëmijë të vegjël e përdor energjinë për t’u ngrohur”. Ministrja e energjisë Belinda Balluku deklaroi dje se ende nuk është marë një vendim, por sipas saj po bëhet “analizë e thellë” për këtë çështje. “Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimi­n se sa kilovat orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëv­e dhe jo të biznesit të vogël. Fasha deri 700 kilovat orë, konsideroh­et një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do paguajë energjinë me çmim më të lartë”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania