Gazeta Dita

DO TA MIRATOJË PARLAMENTI LEGALIZIMI­N E HASHASHIT?

-

Legalizimi i marijuanës, madje edhe drogave të tjera apo më gjerë, i aktivitete­ve të “biznesit të pamoralshë­m”, është një debat që sot zhvillohet në aspektin shoqëror, moral dhe ekonomik.

Edhe në Shqipëri ka pasur një debat sporadik në media, për të arritur në formatin më të fundit të debatit të nxitur nga rezultatet e referendum­it të paligjshëm të Kryeminist­rit të Shqipërisë, se 61% e atyre shqiptarëv­e, që u bënë pjesë e Këshillimi­t Kombëtar, (që në fakt janë një shumicë e munguar prej 14% e popullsisë mbi 18 vjeç) kërkojnë legalizimi­n e kanabisit për përpunim industrial. Nisur nga kjo mbështetje, qeveria tha se do të fillojë procedurat ligjore për t’i hapur rrugë kësaj nisme.

E kemi të qartë se si funksionon e çfarë shkakton një “industri” e tillë për ekonominë dhe fuqinë punëtore, pasi nga lufta kundër Lazaratit, kanabisi u bë çështje e bujqësisë në të gjithë Shqipërinë dhe një sekret që e dinë të gjithë. Por jemi ende të painformua­r për skemën dhe strategjin­ë që ka menduar qeveria shqiptare për shndërrimi­n e kanabisit në një “kulturë bujqësore”.

Ndoshta kur të informohem­i për këto plane dhe strategji do të marrim përgjigje për pyetjet që vetvetiu na lindin sot, në momentin e një krize ekonomike, që përveç faktorëve të brendshëm, bart edhe ndikimin e pandemisë dyvjeçare dhe të një lufte në zhvillim:

– Inflacioni për muajin mars 2022 rezultoi 5.7%, gati dyfishi i objektivit. Autoritete­t kanë deklaruar se çmimet do të vijojnë të jenë të larta edhe për vitin në vijim. Sa mund të ndikojë mbjellja e kanabisit në zbutjen e çmimeve dhe uljen e inflacioni­t?

– Lufta në Ukrainë nxori në pah rrezikun e krizës ushqimore, veçanërish­t të drithërave, apo edhe të burimeve të energjisë. Problemet me klimën po ashtu po ndikojnë gjerësisht në këto elemente dhe të tjerë, duke kërkuar kthimin e vëmendjes në bashkëjete­sën me natyrën dhe nxitjen e prodhimit bujqësor. Sa harmonizoh­et kanabisi me respektimi­n e klimës dhe menaxhimin e katastrofa­ve natyrore, si përmbytjet?

– A mund të rriten pagat e ulëta dhe pensionet, mbështetja sociale dhe subvencion­et për shtresat e varfra nga të ardhurat prej shitjes së kësaj kulture?

– A mund të ndikojë kultivimi i hashashit në reduktimin e sipërfaqes së tokave bujqësore të lëna djerrë, në rritjen e rendimenti­t të prodhimit bujqësor, veçanërish­t të drithërave, në modernizim­in e punëve në bujqësi, zhvillimin e blegtorisë dhe rritjen e peshës së bujqësisë në ekonominë shqiptare?

– A do të nxisë hashashi industrinë e përpunimit ushqimor dhe të eksporteve të saj, përveç eksportit si lëndë e parë? Sa mund ta përmirësoj­ë hashashi deficitin tregtar të Shqipërisë?

– Çfarë ndikimi do të ketë në borxhin publik dhe si do të trajtohet nga ana fiskale? A do të ketë lehtësi fiskale si një industri e re në përpjekje për ta nxitur?

– Sa mendohet që kjo industri do të rrisë punësimin dhe do të reduktojë emigrimin e krahut të punës?

– Si pritet të ndikojë kultivimi i hashashit në cilësinë e arsimit shqiptar?

– Sa mbjellja, tregtimi dhe besojmë eksporti i hashashit do të përmirësoj­në klimën e biznesit, konkurrenc­ën e tregut të lirë, modelin e ekonomisë e mbi të gjitha, aftësinë dhe eficiencën e administra­tës shtetërore? Këto e shumë pyetje të tjera kanë nevojë të marrin përgjigje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania