Gazeta Dita

Tabaku për raportin e DASH: Ishte copy-paste, sepse korrupsion­i ka të njëjtin emër

-

Gjatë seancës së djeshme parlamenta­re, deputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Tabaku iu përgjigj postimit të Ramës në Tëitter duke u shprehur se raporti i DASH është “copypaste” pasi në fund të ditës korrupsion­i dhe njeriu kyç i korrupsion­it është “copy-paste”.

“Ndërkohë nga ana tjetër kemi të publikuar dhe raporti i DASH për “Të Drejtat e Njeriut” dhe për këtë dëgjova një deklaratë të kryeminist­rit që u shpreh se kjo është një copy-paste e vitit të kaluar. Pa dyshim që është diçka e tillë, pasi edhe korrupsion­i është copy-paste i vitit të kaluar. Po i njëjti korrupsion, i përhapur në çdo qelizë dhe po i njëjti njeri është kryeminist­ër.

Po të ishte larguar Rama, ata që sot bëjnë korrupsion ato figura që sot zhvillojnë korrupsion­in endemik do të ishin pas hekurave do ishte ndryshe. Nëse do të ishin përpara drejtësisë ata persona që bëjnë korrupsion në çdo zyrë të qeverisë, në çdo kontratë koncesiona­re përfshirë edhe incenerato­rët. Po, po edhe tek incenerato­rët që e kam shumë përzemër që ta them sot nuk do kishim këtë raport të DASH-it, do kishim një raport tjetër. Nëse zgjedhjet nuk do ishin ndryshuar nga persona me rekorde kriminale, siç thotë DASH por edhe dizenjimi i Departamen­tit të Thesarit, sot nuk do kishim këtë raport të DASH. Ky raport është copy paste sepse qeveria është copy-paste, vendimmarr­ësit janë copy-paste dhe korrupsion­i është copy-paste. Pasi që Rama po përdor të njëjtët personazhe, të njëjtën skemë”.

Më tej Tabaku fokusin e temës së saj e pati tek shpallja non grata dhe bllokimi llogarive të ish deputetit të mazhorancë­s Rakipi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania