Gazeta Dita

LUFTA SIPAS NJË SHAHISTI

Lufta në Ukrainë, si përballje e lirisë, jetës dhe dashurisë përkundrej­t tiranisë, vdekjes dhe urrejtjes. Si e mendon vazhdimin dhe fundin e kësaj që po ndodh ish - kampioni i botës, Kasparov

- Nga GARRY KASPAROV

E them rregullish­t në leksionet e mia mbi Inteligjen­cën Artificial­e, se njerëzit do të kenë gjithmonë një monopol mbi të keqen.

Kjo e fundit është një kërcënim, por gjithsesi është diçka që e zgjedhin vetë njerëzit. Ne nuk jemi algoritme. Sjellja jonë nuk diktohet nga kodet, urdhrat, ligjet apo traktatet. Pasi ne i hartojmë vetë ato siç duam. Pra ne zgjedhim. Ndaj le të flasim tani për zgjedhjet që bëjmë. Për gjërat bardh e zi. Për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të mirën dhe të keqen. Përvoja e jetës më përgatiti që në moshë të re ta identifiko­ja të keqen. Jo jeta ime si shahist. Dhe as si kampioni më i ri i botës në histori. Jo. Përvoja ime më e rëndësishm­e, është vendi ku unë linda dhe u rrita, vendin që Ronald Reagan e quajti me saktësi “perandoria e së keqes”, Bashkimin Sovjetik.

Si një figurë e njohur në Bashkimin Sovjetik të çmendur pas shahut në vitet 19701980, kisha shumë privilegje që nuk i kishin bashkatdhe­tarët e mi. Unë kisha mundësi të udhëtoja në Perëndim, jashtë Perdes së Hekurt, ku pavarësish­t asaj që na thoshte propaganda komuniste, e kuptova shumë shpejt se ishin ata dhe jo ne bota e lirë.

Shumë shpejt u futa në telashe për ndarjen e këtyre pikëpamjev­e. Kritikat e mia ndaj sistemit sovjetik, dhe lavdërimet e mia për Amerikën ishin shumë të forta. Por unë e ndjeva se duhej të flisja, dhe ta përdorja famën time për të nxitur akoma më shumë lirinë e fjalës në perandorin­ë në rënie të Mikhail Gorbachev.

Vitin tjetër, në tetorin e vitit 1990, gjatë përballjes në kampionati­n botëror me Anatoli Karpov në Nju Jork, refuzova të luaja nën simbolin sovjetik të draprit dhe çekanit, dhe kërkova që të luaja nën flamurin rus. Bashkimi Sovjetik lëngoi në agoni edhe për 1 vit tjetër, derisa u shpërbë ditën e Krishtlind­jes në vitin 1991.

Çfarë momenti madhështor në historinë botërore! Perandoria e së keqes kishte rënë, dhe e ardhmja dukej e ndritshme. E megjithatë, tetë vjet më vonë, më 31 dhjetor 1999, një ishnënkolo­nel i KGB-së u bë president i Rusisë. Emri i tij ishte Vladimir Putin.

Se si ndodhi kjo është një histori e gjatë dhe e dhimbshme. Dhe ja ku jemi, 17 vjet më vonë. Dhe nëse do të shkruaja një vazhdim të atij libri, ai do të titullohej “Dimri ka mbërritur!”, dhe nëntitulli “Mos më thoni që nuk ju paralajmër­ova”. Në fakt, artikulli im i parë paralajmër­ues mbi Putinin botua në gazetën “The Wall Street Journal” më 4 janar 2001.

E pashë të keqen, sepse e dëgjova atë. Putini po na tregonte se çfarë udhëheqësi ishte. Gjithçka që duhej të bënim ishte ta dëgjonim. Kur Putin tha se nuk kishte qenë dikur një agjent i KGB-së, e dija se demokracia e brishtë e Rusisë ishte në rrezik.

Kur Putin tha se rënia e Bashkimit Sovjetik, ishte katastrofa më e madhe gjeopoliti­ke e shekullit XX-të, e dija se fqinjët e sapopavarë­suar të Rusisë ishin në rrezik. Dhe kur Putin foli në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih në vitin 2007 për një kthim në sferat e ndikimit, e dija që ai ishte gati të niste zbatimin e planit të tij.

Ishte gjuha e Paktit famëkeq Molotov-Ribbentrop e vitit 1939. Gjuha që përdorën Hitleri dhe Stalini për ta ndarë Evropën. Dhe një vit më vonë, në vitin 2008, Putin e pushtoi Republikën e Gjeorgjisë. Në vitin 2014 një pjesë të Ukrainës. Është një paradoks, apo jo?

Diktatorët gënjejnë për gjithçka që kanë bërë, por shpeshherë na thonë saktësisht se çfarë do të bëjnë. Mjafton vetëm që t’i dëgjoni. Cilido që shfaqet sot i befasuar me krimet e luftës të Putinit në Ukrainë, nuk duket të jetë i vetëdijshë­m mbi historinë e tij të gjatë me këto krime, duke filluar që me Luftën e Dytë Çeçene në Grozny më shumë se dy dekada më parë. Vladimir Putin ka qenë që në fillim një kriminel lufte. Prandaj në vitin 2005, unë u tërhoqa nga shahu profesioni­st për të formuar një lëvizje pro-demokracis­ë dhe anti-Putin në Rusi. Siç mund ta shihni, nuk shkoi dhe aq mirë. Por nuk bëhej fjalë për fitore apo humbje.

Unë e dija se ajo ishte detyra ime morale në përputhje me sloganin e disidentëv­e sovjetikë:”Bëj atë që duhet, sido që të shkojnë gjërat më vonë!”. Miqtë dhe kritikët e mi vazhdonin të më thoshin “Garry, ti je shahist

Debatojmë mbi të kaluarën dhe fantazojmë për të ardhmen duke injoruar të tashmen. Por pasi bën një lëvizje, nuk mund ta ndryshosh dot atë. Pranojini gabimet e së kaluarës, por mos pretendoni se ato mund të ndreqen. Ajo që duhet rregulluar është e tashmja Heronjtë e së kaluarës nuk ishin aspak të përsosur. Por bota në të cilën jetojmë është më e mirë për shkak të tyre. Edhe ne nuk jemi të përsosur. Por ne duhet të përpiqemi gjithmonë të jemi më të mirë. Si shahist, unë e di që strategjia është ndikimi i ardhshëm i vendimeve të sotme

dhe jo politikan. Ky nuk është shah. Ti e sheh gjithçka bardh e zi. Ndërkohë politika është gri! Duhet të bësh kompromise”.

Vërtet? Ata që marshuan paqësisht me mua për Rusinë e lirë, janë larguar nga Rusia, si unë. Ose ndodhen në burg, si Alexei Navalny. Ose janë vrarë si Boris Nemtsov. Kompromis? Jo bardh e zi? A jeni të sigurt? Kompromis me këtë luftë? Ju nuk mund të shihni imazhet nga Ukraina në javët e fundit, dhe të thoni se nuk asnjë e keqe nuk po ndodh atje.

Mariupoli u shkatërrua, Bucha u masakrua, qindra njerëz në stacionin e trenit në Kramatorsk u masakruan. Dhe më e keqja nuk ka ardhur ende. Këto tmerre nuk i përkasin Polonisë së vitit 1945. As Ruandës së vitit 1994. Apo Aleppos së vitit 2016. Kjo është Evropa e kësaj jave.

Po si mund të ndodhte kjo luftë? Si e harruam se çfarë mund të bëjë e keqja? Ne e kemi humbur brezin që e përjetoi si dëshmitar okular Luftën e Dytë Botërore. Ne e festuam fundin e Luftës së Ftohtë, por për një kohë të gjatë, harruam se e keqja në fakt nuk vdes.

Ajo mund të varroset për një fare kohe nën rrënojat e Murit të Berlinit, por rritet sërish nën të çarat e apatisë sonë. Ne e quajtëm diplomaci, kur Putini u përqafua nga liderët e botës së lirë si i barabartë, pavarësish­t krimeve të tij.

E quajtëm “angazhim me Rusinë” kur blemë triliona dollarë naftë dhe gaz rus, para që ndërtuan shtetin policor të Putinit dhe makinerinë e tij të luftës. Por le t’i quajmë këto gjëra ashtu siç janë:ishte një bashkëpuni­m i

turpshëm me këtë regjim. Sot ne preferojmë të fokusohemi tek çështjet e brendshme.

Debatojmë mbi të kaluarën dhe fantazojmë për të ardhmen duke injoruar të tashmen. Por pasi bën një lëvizje, nuk mund ta ndryshosh dot atë. Pranojini gabimet e së kaluarës, por mos pretendoni se ato mund të ndreqen. Ajo që duhet rregulluar është e tashmja

Heronjtë e së kaluarës nuk ishin aspak të përsosur. Por bota në të cilën jetojmë është më e mirë për shkak të tyre. Edhe ne nuk jemi të përsosur. Por ne duhet të përpiqemi gjithmonë që të jemi më të mirë. Si një shahist, unë e di që strategjia është ndikimi i ardhshëm i vendimeve aktuale.

Sado madhështor­e të jenë planet tona për 2, 5 dhe madje edhe 10 lëvizje përpara, është lëvizja që bëjmë tani, ajo që e përcakton atë të ardhme. Ukraina është sot në vijën e parë të frontit të luftës globale të lirisë kundër tiranisë. Një luftë, të cilën bota e lirë nuk donte ta pranonte se ekzistonte.

Por ajo nuk mund të injorohet më. Ukrainasit e guximshëm po luftojnë si luanë, dhe po vdesin për të na kujtuar që të mos e marrim lirinë si diçka të mirëqenë. Ashtu si çdo diktator para tij, Putin e nënvlerëso­i vullnetin e lirë të njerëzve të lirë. Ata meritojnë çdo lloj armatimi dhe ndihme financiare për të fituar këtë luftë. Sepse po luftojnë për ne, dhe jo vetëm për të Ukrainën e lirë. Të gjithë ata që më thanë një dekadë më parë se e kisha gabim, po më thonë tani se kam të drejtë. Fatkeqësis­ht kjo është e vërtetë. Por ne po përsërisim sërish të njëjtat gabime, duke menduar se mund ta përballojm­ë këtë situatë pa rrezikuar, pa marrë një qëndrim.

Kostoja e ndalimit të një diktatori rritet gjithmonë e më shumë pas çdo vonese dhe hezitimi. Përballja me të keqen në gjysmë të rrugës, është ende një fitore e të keqes. E keqja na tundon me dobësitë tonë, me dëshirën tonë për rehati, për të qenit rehat, të kujdesshëm, racionalë, të qytetëruar.

Por çfarë qytetërimi po mbrojmë, nëse lejojmë sërish krimet e luftës dhe gjenocidin? Çfarë lloj bote do t’i lëmë trashëgim fëmijëve dhe nipërve tanë, nëse flasim vetëm për të kaluarën dhe të ardhmen, duke injoruar vrasjet dhe mjerimin aktual?

Kjo luftë nuk është shah. Ajo nuk është një betejë midis ngjyrave të kundërta, por vlerave të kundërta. E lirisë, jetës dhe dashurisë përkundrej­t tiranisë, vdekjes dhe urrejtjes. Ky nuk është shah. Por ndonjëherë gjërat janë bardh e zi.

Nganjëherë duhet të luftosh për atë që beson. Në të kundërt e humbet atë. E përsëris:kjo luftë nuk është shah. Nuk ka barazime (Remi), dhe as kompromise në betejën tonë me të keqen e vërtetë. Ka ose fitore ose humbje. Prandaj ne duhet të luftojmë, dhe duhet të fitojmë. Lavdi Ukrainës. Lavdi lirisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania