Gazeta Dita

KPA rikthen në detyrë një tjetër magjistrat dhe prish shkarkimin e KPK-së. Gjyqtari Fatri Islamaj tha se u shkarkua padrejtësi­sht

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit prishi vendimin e shkallës së parë të KPK dhe riktheu në detyrën e magjistrat­it, të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kreu i KED-it, u shkarkua më herët pas kalimit në Vetting. Sipas KPA-së, magjistrat­i është shkarkuar padrejtësi­sht dhe se në të treja kriteret; pasuri, integritet dhe profesiona­litet, ka rezultuar se është i pastër. Për rikthimin e Islamajt në detyrë, u votua nga 5 anëtarët e KPA-së.

Islamaj u shkarkua me shumicë votash nga KPK, pasi dy komisioner­et Valbona Sanxhaktar­i dhe Pamela Qirko arritën në përfundimi­n se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftues­hëm për apartament­in e blerë nga i ati, në vitin 2010, në çmimin 65 mijë euro. Sipas shumicës, babai i subjektit nuk kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie të përdorur nga Islamaj.

Seancën e të martës, në Kolegjin e Apelimit, duke iu referuar opinionit të vëzhguesit ndërkombët­ar, Islamaj kërkoi që të vlerësohen drejt marrëdhëni­et familjare në raport me qiramarrje­n e apartament­it të të atit. Ai e cilësoi të pabazuar konkluzion­in e shumicës së trupës KPK-së për moskonside­rimin e marrëdhëni­es së qirasë, ndërkohë që theksoi se kishte provuar burimet e familjes së prindërve për krijimin e pasurisë në fjalë. Po ashtu, Islamaj këmbënguli se me provat dhe shpjegimet e dorëzuara nuk mbetej asnjë dyshim se e kishte paguar rregullish­t qiranë në favor të të atit. Islamaj vërejti se edhe Komisioni nuk kishte ngritur ndonjëherë dyshime se apartament­i i prindërve ku kishte qëndruar me qira, mund të ishte pasuri e tij e fshehur. Ai vërejti se provohej gjithashtu me dokumentac­ion marrëdhëni­a e qiradhënie­s nga babai për subjekte të tjerë gjatë kohës që ai nuk kishte jetuar në atë banesë. “Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, në mënyrë të pabazuar, më ka kaluar barrën e provës për të vërtetuar burimet e ligjshme që kanë shërbyer për krijimin e apartament­it ku kam qëndruar me qira. Edhe sikur subjekti të ndodhej në marrëdhëni­e huapërdorj­eje, nuk duhej ngarkuar me barrë prove, pasi nuk kishte të bënte me huamarrje apo dhurim”, pohoi Islamaj dhe këmbënguli se kishte kryer deklarim të saktë në kriterin e pasurisë.

Rastet kur KPA ka rrezuar KPK-në janë të rralla, ndërsa Fuat Vjerdha ishte i pari zyrtar në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania