Gazeta Dita

Kur të huton pasioni

-

Shpesh herë trajnerët, të cilët janë edhe ata që vuajnë më shumë në stol për humbjen e skuadrës, jo vetëm që lihen vetëm nga të gjithë, por janë ata që marrin mbi vete të gjitha përgjegjës­itë. Ndërkohë, nga të gjitha anwt vërshojnë kritikat e “ekspertëve”, të cilët i akuzojnë sepse nuk bëri këtë, apo atë zëvendësim, pse zgjodhi këtë apo atë skemë, e kështu me radhë. E këtë e pasqyron më së miri një sentencë e vjetër, ndoshta sa vetë sporti, që thotë se kur fiton, fiton skuadra, ndërsa kur humb, humb trajneri. Një nga këta trajnerë, që e ndjejnë aq shumë sportin është Francis Schmidt, trajner i një skuadre të futbollit amerikan në SHBA, i cili, vështirë të verë gjumë në sy në vigjilje të një ndeshjeje të ekipit të tij. Kështu, para disa kohësh ishte shumë i shqetësuar përpara një superbowl, siç quhet ndryshe takimi final i turneut, të këtij sporti. Për orë të tëra qëndronte i zhytur në mendime, në kërkim të ndonjë skeme që t’i jepte rezultat për të fituar ndeshjen më të rëndësishm­e të vitit. Ngado që shkonte, kudo që ulej, qoftë edhe për pak minuta, trajneri Schmidt nxirrte menjëherë bllokun dhe fillonte të studionte skema e taktika të mundshme për t’i aplikuar nëpërmjet lojtarëve të tij në fushën e lojës. Sa më shumë afronte dita e finales, aq më shumë rritej ankthi e tensioni i trajnerit. Me këto mendime në kokë, dy ditë para ndeshjes u kujtua se makina e tij kishte nevojë për shërbim dhe pa humbur kohë vajti te mekaniku. Ndërkohë që ky i fundit, ndër të tjera vendosi t’i ndërronte edhe vajin, për të përfituar nga rasti. Schmitd qëndroi brenda në makinë dhe menjëherë nxori bllokun e tij, duke u marrë me skemat e lojës. Aq shumë u zhyt në to, saqë nuk e vuri re se mekaniku e ngriti makinën me elevator. Kur iu duk se e gjeti skemën e përshtatsh­me, trajneri i pasionuar mbylli bllokun dhe bëri të dilte nga makina. I shkreti Scmidt. Ra poshtë nga 3 metra lartësi, duke i thyer të dyja këmbët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania