Gazeta Dita

“Britania po sjell raketa si të Ukrainës në Kosovë, Vuçiç do t’i kërkojë shpjegime Xhonsonit”

-

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”. “Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportu­ar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderue­shme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra.

Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transporti­t ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Megjithatë, sipas mediave serbe, përmes këtij fluturimi është realizuar dërgesa e raketave “Jevelin” dhe “NLAW” në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse, transmeton

Gazeta Express. Për këtë gjë, sipas Novosti-t të Beogradit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeminist­ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme. Në një shkrim tendencioz, Novosti ka shkruar se në mes të një lufte në Ukrainë

dhe tensioneve politike në Rajon, “Britania e Madhe ka vendosur t’i hedh zjarrit benzinë”. Sipas informacio­neve të këtij mediumi, ka po ashtu një dakordancë, që Britania e Madhe t’i trajnojë falas pjesëtarët e FSK-së për përdorimin këtij armatimi dhe mjeteve ushtarake.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania