Gazeta Dita

“U bënë 33 operacione me 183 të arrestuar, 10 prej tyre antidrogë”

Publikohen shifrat, u kapën edhe 57 persona në kërkim, ku 5 prej tyre ishin të kërkuar ndërkombët­arë. U arrestuan edhe 58 drejtues mjetesh pa patentë apo të dehur në timon. Në total u proceduan 622 persona, 40 prej të cilëve në kërkim

-

Policia e Shtetit bëri dje bilancin një javor për operacione­t e kryera, duke përfshirë arrestimet, procedimet penale dhe numrin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Forcat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.Ndërkohë janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga të cilët: 52 janë në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombët­ar. Sa i përket operacione­ve për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, janë zhvilluar 10 të tilla ndërsa është zbuluar një laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestrua­r qindra fara kanabisi.

Janë kryer 33 operacione policore të koduara si: “Faqet online”, «Pending», «Speed», «Tranzit 3», «Afternoon», «Final Game», «Sakosa», «Account», «Green», «Dealers», «Double», «Tranzit 4», «Hostage», “Weapons”, “Shoshaj”, “Çairet”, “Road Guard 13”, “Road Guard 14”, “Sofistikim­i”, “Ndërhyrja”, “Makinat luksoze”, “Diesel”, “Vullnetari”, “Mesnata”, “Perimetri”, “Hoti”, “Rrethi”, “Monitorët”, “Çinari”, “Maminasi”, “Porti” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

“Në fushën e armëmbajtj­es pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestrua­r 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj. Gjithashtu, gjatë operacione­ve janë sekuestrua­r rreth 3 kg kanabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontraband­ë. Janë parandalua­r 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshti­mit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje. Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 9 raste të organizimi­t të lojërave të fatit dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Në fushën e narkotikëv­e janë evidentuar dhe goditur 51 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 36 raste”, specifikoi policia.

Gjithashtu aksione ka pasur edhe në kuadër të prerjes së paligjshme të pyjeve apo zjarrvënie­s. “Janë zbardhur 2 raste të zjarrvënie­s, me 2 autorë, nga të cilët: 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë”, thuhet në njoftim. Edhe nga Policia Rrugore janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt. “Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë vendosur 16.207 masa administra­tive dhe janë goditur 8 raste të korrupsion­it aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike. Nga Policia Kufitare janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombët­ar”, shpjegon njoftimi. Janë proceduar në gjendje të lirë 12 persona për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit”, 6 persona për “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 9 për “falsifikim­i i dokumentev­e”, 2 për “kontraband­a me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 për “trafikimi i narkotikëv­e”, 1 person për armëmbajtj­e pa leje, si dhe 1 tjetër për kundërshti­m të punonjësve të Policisë. Gjithashtu janë goditur edhe 5 raste të mitëdhënie­s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania