Gazeta Dita

Adriatik Lllalla kërkon t’i shpëtojë burgimit: Jam i sëmurë, më rrezikohet jeta!

-

Me gjendje arresti prej disa muajsh në Romë, ku ka aplikuar për azil politik, pasi kërkon të shmangë ekstradimi­n për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim që ka dhënë Gjykata e Posaçme, ish-kreu i akuzës bën tjetër padi në Gjykatën e Lartë, për pezullimin e dënimit. Shqyrtohet më 22 prill. I janë sekuestrua­r edhe 5 pasuri të patundshme, 5 vite përjashtim nga administra­ta. Shkak, mosdeklari­mi i pasurisë

Ish-kryeprokur­ori Adriatik Llalla po bën të pamundurën për të shmangur ekstradimi­n nga Italia për në Shqipëri dhe për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me 2 vite burgim, që ka dhënë Gjykata e Posaçme Antikorrup­sion, me formë të prerë, për akuzën e mosdeklari­mit të të ardhurave dhe fshehjes së tyre. Në gjendje arresti të zbutur prej disa muajsh në Romë për llogari të autoritete­ve shqiptare, ishkryepro­kurori Adriatik Llalla, i është drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashëruesh­me dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Kërkesa e Llallës pritet të merret në shqyrtim në 22 prill, ndërsa mësohet se pjesë e trupës gjykuese janë gjyqtarët; Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Edhe më herët, Llalla e ka përdorur këtë alibi juridike disa herë në gjykatë, deri edhe udhëtimet drejt Italisë para se të jepej vendimi i GJKKO-së, duke dërguar raport në gjykatë se kishte shkuar për kurim jashtë vendit. Ish-kreu i organit qendror të akuzës u shpall fajtor vitin e kaluar

për mosdeklari­m dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese, si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Ish-Krimet e Rënda dhe më

pas SPAK, e hetuan edhe për akuza më të rënda, si pastrimi i parave, por këto ranë gjatë procesit, për shkak të mungesës së provave. Në përfundim të gjykimit, në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Ndërkohë, Apeli i GJKKO-së, ka përjashtua­r ish kryeprokur­orin të kryejë funksione publike për 5 vite.

Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombët­ar u arrestua në Itali në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku në fakt shkoi vetë në Komisariat për kryerje proceduras­h të kërkesës për azil. Kjo kërkesë deri tani është ende nën verifikim dhe autoritete­t mësohet se i kanë mbajtur si ‘kolateral’ pasaportën biometrike ish-kryeprokur­orit, që të mos arratiset.

Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrje­n e autoritete­ve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë, që kërkon ekstradimi­n e tij dhe padisë së tij për persekutim dhe problemeve shëndetëso­re që ka. Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksionia­ri shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë. Gjithashtu GJKKO i ka sekuestrua­r edhe 5 pasuri të patundshme Llallës, mes të cilave 4 janë troje në Tiranë dhe një banesë në Durrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania