Gazeta Dita

Ndalohet ushqimi nga jashtë, rikthehen lejet shpërblyes­e, çerdhe në burgun e grave

-

Masa të reja në institucio­net e vuajtjes së dënimit në vend, kreu Abrija firmos rregullore­n e re. Ushqimet i garanton IEPV në tre vakte, do ndalohen familjarët. Rikthehen lejet ditorë dhe 48 orëshe për raste të veçanta, kurse ato speciale varen nga masat anti-COVID të qeverisë. Çerdhe edhe në Burgun 325, për fëmijët deri në 3 vjeç që kanë nënat e dënuara. Lista e plotë me ndalimet dhe përfitimet

Forcohen rregullat e mbikëqyrje­s, shërbimit dhe takimeve në burgjet shqiptare. Jo vetëm lehtësira me punësimet dhe rritjen e frekuentim­it të takimeve me familjarët, por edhe kontrolle të rrepta dhe mbikëqyrje për paligjshmë­ritë. Të dënuarve dhe paraburgos­urve u ndalohet të marrin ushqime nëpërmjet familjarëv­e nga jashtë institucio­nit, që ju garanton tre vakte. Kështu thuhet në regulloren e re, të miratuar pak ditë më parë, ku kreu i përgjithsh­ëm i burgjeve, Admir Abrija, ka firmosur rregullat me menaxhimit të institucio­neve të vuajtjes së dënimeve penale.

Në nenin 62 të kësaj rregullore thuhet: “Të burgosurit nuk i lejohet të marrë nga familjarët ushqime, pije, fruta apo ëmbëlsira. Të burgosurit i garantohet ushqim nga institucio­ni në 3 (tre) vakte, sipas orarit të veprimeve. Ushqimi, para se të shpërndahe­t, kontrolloh­et nga specialist­i i informacio­nit dhe mjeku ose ndihmësmje­ku. Procesi i shpërndarj­es dhe kontrollit të ushqimit dokumentoh­et dhe kampionët e ushqimit ruhen”.

Ndërsa me miratimin e kësaj rregullore­je, e cila pritet të hyjë në fuqi së shpejti, rikthehen edhe lejet shpërblyes­e për të dënuarit me afat 48 orë dhe maksimale 72 orë, për raste të gëzimeve apo fatkeqësiv­e familjare.

Sipas nenit 101 për lejet thuhet: “I burgosuri ka të drejtë të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishm­e familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga drejtori i institucio­nit, ndërsa për të paraburgos­urin me pëlqimin paraprak të prokurorit. Leja e veçantë jepet për një kohëzgjatj­e deri në 48 orë”.

Kurse për aplikimin e lejeve të veçanta mësohet se do të aplikohen vetëm pasi qeveria të heqë kufizimet e pandemisë Covid-19. Kjo rregullore parashikon edhe formalizim­in e institucio­nit të çerdhes pranë Burgut 325 në kryeqytet, njohur ndryshe si burgu i grave. Për të gjitha të burgosurat të cilat kanë një fëmijë të mitur nën 3 vjeç dhe dëshirojnë ta mbajnë pranë vetës burgjet

do të mundësojnë institucio­nin e çerdhes brenda burgut. Kjo rregullore ka futur një sërë risish si raporti i vlerësimit personal për çdo të dënuar nga rrezikshmë­ria, sjelljet e

tij, të cilat do të mbahen në një regjistër të digjitaliz­uar deri tek puna që bënë në burg, paga e përfituar llogaria bankare e deri tek rehabiliti­mi pas përfundimi­t të dënimeve.

Persona ende të paidentifi­kuar tentuan eleminimin fizik të një ishefektiv­i të Policisë në Durrës. Orland Paplekaj i ka shpëtuar plumbave mesditën e së shtunës, në rrugën dytësore, Xhafzotaj-Shijak, teksa hetimet janë ende me skenë aktive dhe pa ndonjë emër të dyshuari apo të arrestuari. 31-vjeçari dëshmoi se po udhëtonte me një kamionçinë dhe është qëlluar nga një makinë tip “Golf”, por nuk arriti që t’i shihte autorët dhe shpjegoi se nuk ka konflikte me askënd. Për pasojë, i riu ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike, pasi fatmirësis­ht nuk është kapur nga plumbat. Policia tha se po verifikon skenë-ngjarjen, me grumbullim dëshmish, provash dhe pamjesh filmike, për të arritur një konkluzion. Orland Paplekaj aktualisht punonte si shpërndarë­s i bombolave të gazit në një kompani private, ndërsa ka punuar edhe si roje në disa subjekte të tjera. 31-vjeçari me origjinë nga Lekbibaj e Tropojës dhe me banim në Durrës, ra pre e një atentati nga persona ende të paidentifi­kuar nga policia. Babai i dy fëmijëve u qëllua në lëvizje, kurse agresorët që pas të shtënave u largua përmes një rruge të ngushtë, me dalje në autostradë­n Tiranë-Durrës. Ishpolici i tha oficerëve se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të fshihet pas ngjarjes, apo përse ka ndodhur. Grupi hetimor mori dëshminë e pesë personave të tjerë që ndodheshin në zonë gjatë atentatit dhe kamerat e sigurisë, me synim zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër babai i tij, Prel Paplekaj, është polici i rendit në Durrës dhe është në prag të pensionit. Familja banon në lagjen nr. 15 të Porto-Romanos, ndërsa kanë ardhur në Durrës pas vitit 1991 nga Tropoja. Në Policinë e Durrësit e përjashtoj­në pistën e atentatit si shkak të goditjes për shkak të detyrës së të atit, por po ndjekin ish-detyrën e të riut si pistë dhe motivet e dobëta.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania