Gazeta Dita

Si funksionon­te karteli i ‘bosit’ shqiptar Elvis Demçe, luftë me bazuka edhe ndaj biznesmenë­ve

- “EncroChat” është një rrjet komunikimi

Plani i bosit shqiptar të drogës në Itali, për të eliminuar 2 sipërmarrë­s të fuqishëm që i prishnin biznesin dhe aktivitete­t. Një bazuka do të përdorej për t’i ‘shembur’ shtëpinë njërit prej tyre, aksioner i klubit të Cavese. Kërcënimi dhe urdhrat ndaj ushtarëve: “Kur do i godasim këta të padenjë?!”

Zbulohen detaje të reja të frikshme nga karteli shqipfolës në Itali, që kryenin trafikun e drogës, por edhe sipërmarrj­e të tjera kriminale, deri tek atentatet ndaj biznesmenë­ve. E përditëshm­ja “La Republica” ka publikuar momente, pasazhe përgjimesh në filmime nga aktiviteti i bosit shqiptar Elvis Demçe, i cilësuar si një ndër më të rrezikshmi­t, që vepronte me ‘ligjin’ e Eskobarit, me dhunë dhe pa mëshirë.

“Ata i kryen kontrollet në vilën e Velletrit. Madje kishin porositur një njeri të besuar të blinte edhe një bazukë për ta përdorur atë kundër shtëpisë së Lucianit”, ishte një pjesë e pasazhit. Janë përgatitje në stilin madhështor, ato që bosi shqiptar i drogës në Itali, Elvis Demçe, sipas gazetës, dhe njerëzit e tij i rezervojnë një sipërmarrë­si që ka përfunduar në shënjestrë­n e tyre, të bandës e cila u shpartallu­a janarin e kaluar nga Prokuroria e Romës.

Bisedat e dëshifruar­a nga aplikacion­i që kriminelët përdornin për t’i shpëtuar veshit të policisë, “Sky Etc”, zbulojnë se të dyshuarit donin të vrisnin sipërmarrë­sin e fuqishëm italian Tonino Lucianin, që kishte interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht, duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka. Në objektiv ishte gjithashtu edhe goditja e partnerit të tij Ariosto Pasquazzi.

“Po kur do t’ia japim goditjen këtyre të padenjëve?” pyet Demçe një nga ‘togerët’ e tij, Francesco “Bigis” Bastianell­i, duke ia nisur madje në chat foton e viktimave të tyre, sipërmarrë­sve me interes në kompanitë e ndërtimit, skela dhe investitor­ë në klubin e futbollit Cavese.

Është janar 2021 dhe ata bisedojnë: “O vlla, shkoji gjeji emrin dhe mbiemrin… që t’i marrim familjen dhe ta bëjmë të bindet».

Fjalët Janë të vetë shefit Demçe. Synimi është i qartë: “Duhet t’u heqim të paktën 500 mijë euro aty dy spiunëve”. Muajin pasardhës Demçe e informon Bastianell­in për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se të nesërmen do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicio­n të organizatë­s së tyre. Në fotot që shkëmbejnë mes tyre kriminelët janë armë të tilla si M16, Ak47 dhe pistoleta. Ndër armët është edhe “një bazukë për t’u përdorur kundër shtëpisë së Lucianit”. Shefi jep ok për mallin që do të blihet. Dhe ortaku i përgjigjet: “Nesër më sjellin

të tjera armë por dhe bazukën” dhe me bazukan tashmë gjithçka është gati. Një “fshatar” ka kryer edhe “inspektime për të parë se kush ndodhet brenda pronës, objektiv për tu goditur. Por njëri nga të dyshuarit vendos t’i japë një paralajmër­im

Policia zbuloi dhe goditi në fundjavë një bazë të kodimit të celularëve dhe programeve sekrete të grupeve kriminale, për të kryer aktivitete të paligjshme. Njësitë e Antitrafik­ut dhe Krimit të Organizuar njoftuan se bllokuan një server në kryeqytet, në një bazë e cila kodonte telefonat celularë për komunikime të pa gjurmueshm­e. Laboratori sekret u gjet në rrugën “Mahmut Fortuzi” dhe është zbuluar pas 4 muaj hetimesh. Qindra telefonë janë sekuestrua­r nga policia. Operacioni është në vijim. Policia e Shtetit ka mundur të sigurojë pamjet e klientëve që kanë koduar telefonat përgjatë disa javëve tek ky servis. Me anë të këtyre telefonave dhe aplikacion­eve të koduara kryhet trafik droge e trafik armesh. Në hetim është një teknik 35-vjeçar, banues në Tiranë, me origjinë nga Saranda. Aplikacion­et e kodimit janë të tilla si Encrochat, BQ, Signal, etj. Telefona të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM.

Si funksionon kodimi dhe programet e “Black Internet”

të fundit Lucianëve: “Ishin në një lokal, që ndalova, piva kafe, ata më përshëndet­ën dhe menjëherë unë u thashë: Duhet t’i gjejmë një zgjidhje kësaj çështjeje”, tregon ai në chat, e zbuluar nga autoritete­t. “Jo luftë, ne e kemi respektuar njëri-tjetrin ... ju dhe ofrues shërbimi me bazë në Europë, i përdorur kryesisht nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikua­r aktivitete kriminale. Kjo u zbulua nga Europol gjatë një operacioni­t të zhvilluar gjatë muajve mars dhe qershor. Natën e 12–13 qershorit 2020 kompania njoftoi se do të pushonte së funksionua­ri për shkak të operacioni­t policor.

Shërbimi kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Si rezultat i aftësisë së policisë për të lexuar mesazhe të koduara në

na keni respektuar gjithmonë edhe pse keni shkuar te dy djemtë tanë të vegjël dhe keni thënë e kërkuar”. Dhe viktimat të frikësuara janë përgjigjur: “Ndoshta jemi shprehur keq ose e kemi keqkuptuar ... gjithmonë pa dashur të tregojmë mos respekt”.

“EncroChat”, të paktën 1000 arrestime janë bërë në të gjithë Europën, që nga 22 dhjetori 2020. “EncroChat” u përdor nga grupet kriminale dhe kur u zbulua se kriminelët e profilit të lartë si Mark Fellous dhe Steven Boyle kishin përdorur pajisjet e koduara për të komunikuar gjatë vrasjes së John Kinsella, në Rainhill në maj të vitit 2018. Jo vetëm kaq, por u bë objekt frymëzimi për shumë skenaristë, duke i kthyer në objekt tregu për serialet e njohura në Belgjikë dhe Holandë. Shërbimi u rishfaq në media gjatë verës së 2020, pasi organet e zbatimit të ligjit njoftuan se ata kishin depërtuar në rrjetin e koduar. Rrjeti i komunikimi­t “EncroChat” është përdorur gjerësisht edhe nga kriminelët shqiptarë. Një rast i tillë është i shqiptarit me emrin Fatjon Kurti, i cili përdorte këtë platformë komunikimi për të shitur drogën e klasit A. Në bisedat e përgjuara Kurti mburrej se “biznesi i tij ishte kokaina” gjatë marrëveshj­eve. Sipas zëdhënësit të NCA-së, ata mundën të bënin lidhjen e shqiptarit Kurti për makinat që kishte marrë me qira dhe të dhënat e gjetur në celularin e tij.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania