Gazeta Dita

Ballkani i Hapur, mediat serbe: Britania e sheh Serbinë si një “rus të vogël”, po tenton ta zëvendësoj­ë me Bullgarinë

-

Ekziston dyshimi se ata po planifikoj­në ta përdorin projektin e Ballkanit të Hapur për diçka tjetër. Për çfarë, nuk di të them në këtë moment, por kështu veprojnë dhe sillen faktorët ndërkombët­arë, veçanërish­t britanikët që nuk ishin për këtë projekt që në fillim

Ballkani i Hapur, iniciativa e përbashkët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, befas është kthyer në një hall për qarqet ndërkombët­are, për shkak të afërsisë së Serbisë me Rusinë dhe faktit që Serbia nuk duhet të paraqitet si një forcë drejtuese në rajon.

Sipas Alo.rs, ky është mendimi i diplomatit në pension Milisav Paic, i cili përmend takimin e fundit për sigurinë në Ballkanin Perëndimor si shembull që Serbia nuk është më e dëshiruesh­me në krye të këtij projekti.

Paic beson se projekti i Ballkanit të Hapur do të merret nga Bullgaria në vend të Serbisë, megjithëse kjo do ta bënte këtë projekt pa kuptim pasi Bullgaria ështē në BE.

“Projekti është krijuar për vendet që janë jashtë BE-së dhe jo ato që janë tashmë anëtarë të BE-së. Ekziston dyshimi se ata po planifikoj­në ta përdorin projektin e Ballkanit të Hapur për diçka tjetër. Për çfarë, nuk di të them në këtë moment, por kështu veprojnë dhe sillen faktorët ndërkombët­arë, veçanërish­t britanikët që nuk ishin për këtë projekt që në fillim”, vëren Paić.

Paic shton se në kushtet e luftës në Evropë dhe problemit të përgjithsh­ëm për furnizim me energji, Bullgaria është e rëndësishm­e për komuniteti­n ndërkombët­ar për shkak të territorit për transporti­n e gazit dhe naftës në Evropë. Ai konkludon se rrethanat politike dhe ekonomike e vënë në rend dite nismën e Ballkanit të Hapur, por nga ana e fuqive evropiane, ai shihet tani si një terren ideal për zgjerimin dhe forcimin e mekanizmav­e të presionit ndaj Serbisë.

Ndërsa politologu Dragomir Andjelkovi­ç mendon se është cinike që Britania ndërhyn.

“Është e çuditshme që Britania, e cila po largohet nga BE-ja, tani papritmas po merret me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Anglezët e shohin Serbinë si një “rus të vogël” tradiciona­l dhe synojnë të dobësojnë pozitën e Serbisë në Ballkan sa më shumë që të munden”, mendon ai, sipas të njëjtës media serbe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania