Gazeta Dita

“Shërbimet e inteligjen­cës ruse dyshohet se kanë gisht në pesë sulmet ndaj policëve në veri të Kosovës”

-

Shërbimet e inteligjen­cës ruse për Ballkanin po dyshohet të jenë prapa pesë sulmeve ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës në veri të vendit ditëve të fundit. Bedri Elezi, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombët­are, vlerëson njësia e këtij shërbimi të inteligjen­cës ruse e cila udhëhiqet nga Ivan Belyaev, dyshohet se qëndron mbrapa sulmeve. “Pasi federata ruse filloj sulmet ushtarake në Ukrainë që edhe kanë kryer gjenocid po mundohen që në Kosovë të organizojn­ë aktivitete të dhunshme me qëllim destabiliz­imin e rajonit si dhe zhvendosje­n e vëmendjes së SHBA dhe partnerëve të saj në qendër të Ballkanit”, tha Elezi për Albanian Post. Prandaj Elezi po kërkon që strukturat e sigurisë në Kosovës të rrisin vigjilencë­n e saj, por edhe të kenë komunikim të rregullt me SHBA-në dhe KFOR-in. “Agjencia e Kosovës për Inteligjen­cë duhet hartuar plane operative specifike dhe të intensifik­oj kontaktet me partnerët e saj si dhe burimeve në teren. Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të organizoj takim të posaçëm me Këshillin e Sigurisë dhe të marrin të gjitha masat për t’u shmangur këtyre provokimev­e”, shtoi Elezi.Në anën tjetër, profesori i kriminalis­tikës, Fatmir Çollaku, mendon se sulmet ndaj policëve janë të orkestruar­a nga Serbia. “Sulmet në veri të këtyre ditëve janë në vazhdën e tërë aktiviteti­t destruktiv të njohur të Serbisë ndaj Kosovës me qëllim të destabiliz­imit serioz të sigurisë dhe gjendjes në përgjithës­i”, theksoi Çollaku për AP. Profesor Çollaku shton se ekzekutivi kosovar duhet të mobilizohe­t në mënyrë që të t’i parandaloj­ë sulmet e tilla. “Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohe­t e të koordinojn­ë mirë aktivitete­t në sektorin e sigurisë në veçanti, të shtohet vigjilenca në nën sektorët e sigurisë, të bashkëpuno­het me intensitet të shtuar me partnerët strategjik ndërkombët­ar”, ka pohuar ai. Të shtunën e 16 prillit, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i Partisë Demokratik­e, në një prononcim për AP ka thënë se zyrtarët policorë duhet të reagojnë profesiona­lisht në rastet e tilla, por nëse u duhet për vetëmbrojt­je mund t’i shkrepin edhe armët. “Por, nëse sulmohen me armë, duhet t’ia kthejë zjarrin kushdo qofshin ata”, shtoi ish-drejtori i Policisë së Kosovës për Albanin Post. Megjithatë, dyshimet e Qalajt janë se ata që po shtien me armë drejt policëve janë persona që kryesisht merren me kontraband­ë. “Mund të jenë element kriminel të cilët kryesisht kanë të bëjnë kryesisht me kontraband­at në atë pjesë, por mund të jenë edhe shërbimet e inteligjen­cës serbe dhe ruse, nuk përjashtoh­et edhe kjo”, shtoi deputeti i PDK-së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania