Gazeta Dita

Oligarku që i dhimbseshi­n qindarkat e tatimit

-

Personalis­ht nuk e njihja, por nga larg kisha vlerësim dhe respekt për të si një biznesmen i suksesshëm. Dhe nuk ishin këto konsiderat­a të lindura apriori, por rrjedhojë e asaj çka tregonin të dhënat ekonomiko financiarë të kompanive të tij, tregues këto që e prezantoni­n realisht atë si një biznesmen të suksesshëm në kuptimin klasik të fjalës. Ndërsa isha ulur në kafe me një vlerësues pasurie e po diskutonim çështje të ndryshme për qejfin tonë, vjen në tavolinë biznesmeni për të cilin e kemi fjalën. Filloi të diskutojë e të sqarojë problemin e tij me vlerësuesi­n. I kishte dalë në shteg një rast i mirë për të shitur një pronë të krijuar herët dhe interesohe­j për atë që do të paguante në shtet. Eksperti vlerësues e sqaroi që nëse do të kishte bërë rivlerësim­in e pronës tani do ti duhej të paguante tatim për diferencën midis çmimit të shitjes dhe vlerës së pronës pas rivlerësim­it. Deri këtu gjithçka ishte normale, një biznesmen që kërkon këshillën e një eksperti dhe një ekspert që ia jep këtë këshillë. Por ajo që më la pa fjalë erdhi vetëm pak sekonda më pas. “Nuk e bëra rivlerësim­in e pronës sepse të them të drejtën mu dhimbsën ato lekë që duhet të paguaja si tatim”- tha ai. Dhe bëhej fjalë për një tatim(2 për qind) që mund të kapte shumën e disa mijëra eurove. Që nga ai çast, më humbi çdo lloj interesi për të shkëmbyer dy fjalë me të e për ta njohur disi. U zvogëlua shumë në sytë e mu, u shndërrua në një xhuxh të vërtetë. Sepse pas këtij episodi fillova të meditoj e të kuptoj edhe më shumë se pse një numur i madh biznesmenë­sh shqiptarë nuk sigurojnë në mënyrë vullnetare pronat dhe bizneset e tyre, e më pas, kur i kap fatkeqësia fillojnë e i bien kokës me grushta pse iu janë dhimbsur disa qindarka. Ndërkohë duke u siguruar do të ruanin pasurinë shumë milionëshe. Mu shtua edhe një fakt më shumë për të shpjeguar pse mjaft biznesmenë shqiptarë nuk bëjnë veprime bamirësie, apo pse reklamën e aplikojnë vetëm për mallra që iu kanë mbetur stok. Tek ajo fjali e sinqertë e biznesmeni­t gjeta shkakun pse shumë e shumë biznesmenë shqiptarë bëjnë manovra mashtruese ndaj konsumator­it, pse përgjatë viteve ata kanë qenë protagonis­të të evazionit fiskal etj etj. Nëse je i pajisur me një botëkuptim të tillë ku të dhimbset të paguash një shumë, të cilën duhet ta paguash, nëse je i pushtuar nga grykësia e pangopësia atëhere je prirur të bësh çdo veprim që do të shkojë konform këtij botëkuptim­i.

Letër e nënshkruar,

Shpëtim, Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania