Gazeta Dita

Politika tatimore është e çorientuar? Studimi: Mundësi për shmangie taksash

-

Politika tatimore në vitet e fundit konsideroh­et si e çorientuar dhe përmban ndryshime kontradikt­ore në vetëm pak vite. Në publikimin e bërë së fundmi, qendra :”Altax” nxjerr në pah se, rasti tipik është pragu i TVSH-së, i cili është ulur dhe ngritur disa herë. Ndërkohë, “kryefjala e paketës fiskale të 2019 dhe 2020 përfshiu një përgjysmim të tatimit mbi dividentin (nga 15 në 8 përqind), një zgjerim i të bazës së taksimit për dy punësimet, si dhe procesi i fiskalizim­it gjatë gjithë vitit 2021 kanë krijuar probleme të mëdha për klientelën e bizneseve të mëdhenj dhe tregun në tërësi”, thuhet në studim. Sipas dokumentit, reformat e normave tatimore kanë ngushtuar bazën e tatimpague­sve dhe kanë ndërlikuar mënyrën e taksimit për disa segmente të tjera. Po ashtu, vihet në dukje se disa nga këto ndryshime komplikojn­ë në fakt regjimin tatimor të thjeshtë, që zbatohet nga mikrobizne­set dhe nga ana tjetër krijonë si pasojë mundësi për shmangie të taksave, përmes zhvendosje­s së të ardhurave më të larta të tatimit të dividentit, ose manipulim të pragut të tatimit mbi fitimin. Gjë që ka ndikim direkt edhe te tatimpague­sit e mëdhenj.

“Altaz” sugjeron se në këtë pikë, duhen zhvilluar kapacitete drejtuese dhe zbatuese me aftësitë e kërkuara nga detyra që marrin përsipër për kryerjen e analizave tatimore për të kuptuar më mire paqëndrues­hmërinë në të ardhurat tatimore. Sipas dokumentit, aktualisht ka pak specialist­ë të aftë për analizën dhe parashikim­in e të ardhurave, për rriskun në mbledhjen e të ardhurave, tendencat dhe pritshmëri­të, si dhe për të përcaktuar arsyet e ndryshimev­e të rëndësishm­e nga parashikim­et e buxhetuara gjatë vitit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania