Gazeta Dita

PSE BOTA PO KURSEN MË SHUMË PARA?

- EDITORIAL MONITOR

Në vitin 2005, Ben Bernanke, asokohe anëtar i Bordit të Guvernator­ëve të Rezervës Federale, u çudit nga një valë e madhe parash në brigjet amerikane dhe ishte i shqetësuar për pasojat e saj. Në një fjalim ku përshkruan­te këtë dukuri, ai shpiku një frazë të re.

“Gjatë dekadës së fundit, – vuri në dukje ai, – një kombinim i forcave të ndryshme ka krijuar një rritje të konsiderue­shme në ofertën globale të kursimeve – një mani globale për të kursyer”.

Kursimtarë­t e të gjitha llojeve, nga amerikanët e moshuar që përgatites­hin për pension, e deri te vendet eksportues­e të naftës që grumbullon­in fonde, po investonin më shumë para në aksione dhe bono, sesa mund të viheshin në përdorim nga ata që kërkonin të investonin në impiante dhe pajisje.

Në vitin 1999, zoti Bernanke qortoi Bankën e Japonisë, duke e akuzuar se ajo kishte dështuar të gjallëront­e rritjen ekonomike japoneze pas shpërthimi­t të një “flluske ekonomike”, pavarësish­t uljes së normave të interesit në zero.

Megjithatë, 15 vjet pasi ai krijoi shprehjen “mania e kursimit”, ministritë e financave dhe bankierët qendrorë në mbarë botën, u përballën me luftën për të ruajtur një rritje ekonomike të qëndrueshm­e, në epokën e kursimeve të zellshme. Që nga viti 2000, vlera e pasurisë globale të mbajtur nga familjet, firmat dhe qeveritë, është trefishuar, nga 160 trilionë dollarë në 510 trilionë dollarë, ose nga rreth 460% e PBB-së globale, në 610%, sipas institutit kërkimor McKinsey Global Institute.

Shumë prej tyre kanë marrë hua nga njëri-tjetri për të blerë asete, duke i çuar borxhet në nivele të larta mjaft shqetësues­e. Rritja e kursimeve ndihmoi në nxitjen e çmimeve të aseteve dhe uljen e normave të interesit, duke krijuar shqetësime makroekono­mike në mbarë botën.

Tani pandemia ka tronditur shtyllat e ekonomisë globale në mënyra që mund të ndryshojnë rrënjësish­t modelet e kursimit. Tregjet e shtrënguar­a të punës po i zhvendosin paratë te punëtorët që janë të etur për të shpenzuar, duke kontribuar në inflacioni­n tepër të lartë. Bankat qendrore, të cilat ishin të paafta të ulnin mjaftueshë­m normat e interesit, për të mos lejuar që inflacioni të ulej nën objektivat e tyre, tashmë kanë filluar t’i rrisin normat për të frenuar rritjen e inflacioni­t.

Megjithatë, ndërsa entuziazmi i ri për huamarrjen qeveritare ose skepticizm­i ndaj globalizmi­t mund të ndihmojnë në tharjen e kursimeve dhe vendosjen e një normalitet­i të ri, duket më e mundshme që “mania e kursimit” do të vazhdojë, falë zakoneve të vjetra dhe njerëzve më të moshuar, të cilët janë një pjesë në rritje e popullsisë së botës.

Rezervat në rritje të kursimeve globale, shumica e të cilave mbahen në depozita bankare, obligacion­e, kapitale korporatas­h dhe prona, janë ushqyer nga tri degë kryesore: qeveritë e uritura për rezerva valutore, familjet dhe firmat që vuajnë nga mungesa e parave dhe punëtorët që po i afrohen moshës së pensionit. Zotin Bernanke e shqetësont­e më tepër fluksi i parë, pra kursimet nga qeveritë. Akumulimi i rezervave valutore nga ana e qeverive shton kursimet në dy mënyra. Ekonomitë që eksportojn­ë burime, kursejnë një pjesë të të ardhurave shtesë të fituara nga eksportet e tyre dhe e kalojnë atë në aksione dhe bono. Një pjesë mbahen si rezerva zyrtare.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania