Gazeta Dita

KLSH: 615 milionë euro dëm! Raporti për 158 kontrolle në 2021

Shkeljet me efekte financiare për arkën e shtetit janë evidentuar gjatë 158 auditimeve të kryera në 205 subjekte në nivel vendor e qendror, kryesisht në abuzimet me investimet publike si dhe ato në fushën e pagave e sigurimeve shoqërore, ku dëmi ekonomik

-

Mbi 615 milionë euro është dëmi ekonomik në buxhet për vitin 2021. Shifra shqetësues­e është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për buxhetin të depozituar tashmë në Kuvend. Pjesa më e madhe e tij, (74.5 mld lekë) gati 55.4 miliardë lekë ka ardhur si pasojë e efekteve negative me përdorim joeficent të shpenzimev­e dhe të ardhura të munguara në buxhet, ndërsa pjesa tjetër prej 19.1 miliardë lekë llogaritet dëm i pastër ekonomik për buxhetin.

Shkeljet me efekte financiare për arkën e shtetit janë evidentuar gjatë 158 auditimeve të kryera në 205 subjekte në nivel vendor e qendror, kryesisht në abuzimet me investimet publike si dhe ato në fushën e pagave e sigurimeve shoqërore, ku dëmi ekonomik për të dyja së bashku arrin në 27,6 miliardë lekë.

Ndërsa niveli i dëmit nga abuzimet në dogana dhe nga mosrealizi­mi i të ardhurave nga tatimet llogaritet në rreth 42.5 miliardë lekë.

Në fushën e prokurimev­e publike, që sipas KLSH-së një ndër më me risk për buxhetin janë konstatuar një sërë problemati­kash në përgatitje dokumentac­ioni, zbatim kontrate e deri në zhvillim projektesh pa pasur fonde të planifikua­ra në dispozicio­n. Efekte në buxhet prej këtyre parregulls­ive llogariten në 130 milionë euro.

Shkelje me dëme janë konstatuar edhe në auditimin e fondeve për përballimi­n e pandemisë Covid 19 thuhet në dokumentin voluminoz, një pjesë e tyre sipas tij janë edhe pa zhvilluar procedura prokurimi dhe me negocim të drejtpërdr­ejtë.

Shqetësime KLSH ngre edhe për administri­min e pronës publike, pasi në auditimin e Financave KLSH ka konstatuar mangësi në monitorimi­n e kontratave të qirasë 1 euro, që sipas tij janë shpallur fitues subjekte që nuk përmbushin kriteret për burimin e financimit të investimit të deklaruar. Të ardhurat e munguara nga keqadminis­trimi i pronës shtetërore thuhet në raport arrijnë shifrën e rreth 130 milionë eurove.

Edhe Departamen­ti amerikan i Shtetit ne raportin per Shqiperine te vitit 2021 shkruan se korrupsion­i i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucio­net lokale”.

“Mosndëshki­mi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializu­ar për Antikorrup­sionin dhe gjykatat antikorrup­sion bënë përparim të rëndësishë­m gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Departamen­ti i Shtetit thotë se qeveria nuk e zbatoi në mënyrë efektive legjislaci­onin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania