Gazeta Dita

Sporti më popullor rikthehet aty ku lindi. Spektakël dhe gola në City-Liverpool, përsëri finale kupe Chelsi-Liverpool brenda sezonit!

-

Sporti më popullor, futbolli, duket se është rikthyer magjishëm aty edhe ku mori jetë, në ishullin britanik. Jo vetëm dominim të finaleve të katër viteve të fundit të Champions League, por edhe me spektakël dhe emocione në përballjet mes tyre. E shtuna solli për herë të dytë brenda një jave përballjen Liverpool me Manchester City, ku e para ishte në kampionat dhe përfundoi në paqe 2-2, kurse e fundit për gjysmëfina­len e Kupës së Anglisë në Uembli, në një magji tifozërie, ritmi, spektakli dhe golash. “The Reds” me formacioni­n e plotë dhanë bukuri me kundërsulm­et e tyre, duke fituar pjesën e parë 3-0 ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, edhe pas

gabimeve taktike të mbrojtjes e portierit. Pjesa e dytë ktheu faqen me skuadrën e Kloop që vuajti pa fund, teksa edhe mund të ishte përmbysur nëse citiziens do ishin treguar të saktë. Përfundimi 3-2 për Pool dhe legjendarë­t

shkojnë në finalen e dytë brenda sezonit të kupës, pas fitimit të asaj Carabao në fillim të vitit me penallti ndaj Chelsea. Por magjia nuk mbaroi këtu, pasi dje në mbrëmje ishin londinezët që pas një loje të bukur kaluan në gjysmëfina­len tjetër Crystal Palace 2-0 dhe siguruan finalen e madhe të FA CUP. Dhe bukuria nuk merr fund këtu. Përballë do të kenë pikërisht Liverpool, me të cilën e humbi finalen e Carabao dy muaj më parë, pas 17 penalltive të gjuajtura dhe këtë herë do kërkojnë hakmarrjen, por edhe që të shpëtojnë sezonin, pas eleminimit dramatik në Champions dhe problemeve me aksionet e klubit pas ikjes së manjatit Abramoviç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania