Gazeta Dita

SPAK po kryen hetime pasurore për ish-ministrin Koka dhe deputetin Bllako, verifikim dhe familjarëv­e

-

Prokuroria e Posaçme kërkon informacio­ne shkresore dhe zyrtare nga Kadastra, bankat e nivelit të dytë dhe QKB, për regjistrin e pasurive të patundshme, llogarive bankare dhe subjekteve private që posedojnë ish-zyrtarët e arrestuar dhe të afërm të tyre. Alqi Bllako akuzohet për incenerato­rin e Fierit, kurse Lefter Koka edhe për të Elbasanit. Të dy e kanë mohuar akuzën e korrupsion­it, por SPAK thotë se dëmi ekonomik është rreth 5 mln euro

Prokuria e Posaçme Antikorrup­sion dhe Krimit të Organizuar nisi hetimin pasuror ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili gjendet i paraburgos­ur nën masë sigurie “arrest me burg”, për shpërdorim të detyrës, në lidhje me skandalin e incenerato­rit të Fierit. Referuar burimeve, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij. Sipas informacio­neve në media, përveç sekuestrim­it të apartament­it në pronësi të babait të ish- deputetit, me vlerë 140 mijë euro, ekuivalent­e e dëmit ekonomik të deklaruar nga veprimet administra­tive të ish-Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Mjedisit, në lupën e SPAK janë vendosur edhe llogaritë e tij bankare.

SPAK po kryen veprime hetimore, ku sipas burimeve të sigurta institucio­ni i akuzës ka kërkuar informacio­n në bankat e nivelit të dytëm, për të verifikuar llogaritë bankare, nëse disponon apo jo të tilla Alqi Bllako. Një procedurë standarte juridike kjo që e parashikon ligji në rastet e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë të dyshuar.

Gjithashtu, sipas burimeve pranë SPAK, mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucio­net e agjencitë e pronave, Kadastra, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëv­e të tij. Gjithashtu edhe në QKB, në lidhje me ndonjë aktivitet biznesi apo subjekt tregtar.

Hetimi pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg, për aferat e incenerato­rëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash. Dëmi i cilësuar nga SPAK për biznesmeni­n ish-deputet të LSI dhe PS, është rreth 5 mln euro.

Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish-ministrin, ku përveç sekuestrim­it të kantinës së pijeve alkoolike “Gjergj Skënderbeu” në Durrës dhe katër pronave, po verifikohe­n edhe llogaritë bankare apo të familjarëv­e të tij. Sipas SPAK, për aferën e incenerato­rëve ai ka përfituar në formën e rryshfetit rreth 3,7 mln euro për incenerato­rin e Elbasanit, për të cilin u arrestua më 14 dhjetor dhe 1,2 mln euro për atë të Fierit. Ish-ministri i ka mohuar akuzat herë pas here, duke thënë se nuk ka asnjë përgjegjës­i penale apo të ketë marrë para.

SPAK thotë se paratë janë përfituar nëpërmjet firmave fiktive të drejtuara nga të afërm të tij, teksa është paguar për shërbime të pakryera nga koncesiona­rët e incenerato­rëve. Edhe Bllako ka mohuar përgjegjës­itë ligjore, duke thënë se ka pasur detyrë vetëm përcjellje­n e shkresës në Qeveri për Fierin dhe asnjë kompetencë për ndërhyrje apo çështjet teknike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania