Gazeta Dita

Populli dhe qeveria

-

Shkas për të shkruar dhe shprehur një opinion u bë pyetësori i Qeverisë drejtuar gjithë familjeve shqiptare titulluar Këshillimi Kombëtar dhe motivuar nën okelion “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin” përmes 12 pyetjeve, ku përfshihet ekonomia, punësimi, Bashkimi Europian, familjadhe lufta ndaj krimit. Qeveria mendon se më problemati­k janë sektorët e përmendur në këtë pyetësor, ndaj i është drejtuar popullit të saj për t’i kërkuar ndihmë në mënyrën e vlerësimit dhe të zgjidhjes së problemeve aktuale. Por Qeveria harron apo bën sikur nuk dëgjon ankimimet e popullit, pothuaj se në të gjithë stacionet televizive, duke shprehur antipati, duke rekomandua­r edhe zgjidhje sipas mendimit të tyre. Por Qeveria hesht?!... Çfarë thotë e çfarë kërkon një popull i tërë: denancon varfërinë, korrupsion­in, krimin, papunësinë, braktisjen pa kthim të fshatit dhe të Atdheut, tokën dierr, shkollat e mbyllura, shërbimet e administra­tës, shëndetësi e korruptuar e të tjera. Qeveria qënka e shqetësuar për probleme krejt të ndryshme nga ato të popullit, të cilit i drejtohet për këshillim, duke premtuar se do të bëj të gjitha ato, që ka vlerësuar populli, jo vetëm kaq, por mund të sugjerojmë se pjesa më e madhe e pyetsorit kërkom mendim specialist­i të fushës. Si një e papritur në këtë pyetësor janë pyetjet 5 dhe 6, të cilat kanë të bëjnë me të tashmen dhe të ardhmen e kanabisit dhe pastrimin e parave. Nga një këndvështr­im i thjeshtë duket haptazi se nuk përputhen shqetësime­t e Qeverisë me ato të popullit dhe kjo bën të mundur të mendosh se Qeveria nuk jeton me hallet e popullit. Populli flet, po kush e dëgjon? Sa keq!... Na lind mendimi se kështu si veprohet Qeveria mendon se do të ketë përfitime dhe do të bëjë atë, që thotë populli. Shkojmë më tutje: legalizimi i kanabisit dhe dhe amnistia fiskale për emigrantët janë me pasoja të mëdha sociale për sot e për të ardhmen. Shqipëria dhe populli shqiptar nuk duhet të pasurohen me këta dy mundësi, por me punë, me zhvillim, jo me drogë e pastrim parash. Sido që të vijnë punët dhe problemet Qeveria do të mbrohet duke thënë se e kërkon populli, do të spekullojë dhe do të justifikoh­et me popullin, do të flasë në emrin e tij. Kush i mbledh pyetësorët, kush i analizon dhe kush nxjerr përfundime­t!?... Letër e nënshkruar,

Dhimiter Gegprifti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania