Gazeta Dita

Sa mund ta përballojn­ë familjet shqiptare krizën? A mund të rezistojnë dot 3 muaj?

Këto shifra i referohen vitit 2019, pra përpara krizave të shkaktuara nga covid-19 dhe kriza e çmimeve, që kulmoi me luftën në Ukrainë. Këto të dhëna vijnë në një kohë që familjet shqiptare dhe biznesi po gjenden në vështirësi si pasojë e krizës së çmimev

-

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë në lidhje me pasurinë e familjeve shqiptare jep detaje me shifra sa i përket një krize të mundshme për to. Kështu, në vrojtimin që vjen në formë anketimi mbi më shumë se 2200 familje vlerësohet vulnerabil­iteti i tyre në rast se të ardhurat e familjes do të merrnin një goditje. Kjo përllogari­tje bëhet mbi bazën e vlerësimit të OECD për konsumin jetik, i cili projektohe­t në 50% të medianës së të ardhurave të familjes. Rezistenca e familjeve përcaktohe­t si numri i periudhave (muajve) gjatë të cilave një familje mund të mbulojë konsumin jetik dhe ngarkesën e kredisë me aktivet likuide, në rast të humbjes së të ardhurave. Shifrat tregojnë se, mediana e rezistencë­s për familje në Shqipëri fiksohet në 4 muaj, dhe në 7 muaj mesatarja. Por, shifrat duket të jenë alarmante për një pjesë të konsiderue­shme të popullsisë, pasi tregojnë se thuajse gjysma e familjeve, ose më saktë, 47% e tyre mund të rezistojnë nga 0 deri në vetëm 3 muaj, ndërsa 13% e familjeve nuk mund të rezistojnë dot asnjë muaj në rast se të ardhurat e tyre pësojnë një goditje. Vetëm 19% e familjeve shqiptare duket të kenë një rezistencë më shumë se 1 vit. Këto shifra i referohen vitit 2019, pra përpara krizave të njëpasnjës­hme, të shkaktuara nga covid-19 dhe kriza e çmimeve, që kulmoi me luftën në Ukrainë. Por, gjithsesi japin një panoramë deri diku të qartë të presionit që kanë pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare dhe frikës se një goditje në të ardhura, që mund të ndodhi nga humbja e vendit të punës, apo kriza e biznesit, mund të shkaktojë probleme madhore në konsumin e familjes dhe pagesën e kësteve të kredive. Ndër të tjera, këto të dhëna vijnë në një kohë që familjet shqiptare dhe biznesi po gjenden në vështirësi si pasojë e krizës së çmimeve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania