Gazeta Dita

Saimir Tahiri dorëzon rekursin: Apeli i GJKKO më dënoi jashtë kompetenca­ve!

-

Protokollo­het në Gjykatën e Lartë rekursi i ish-zyrtarit të lartë socialist, që prej 4 shkurtit po vuan izolimin 3 vite e 4 muaj burg në Fier, për shpërdorim të detyrës, në lidhje me dosjen “Habilaj”. Bashkë me të ankimon edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela. Argumenti: “Pezulloni vendimin, është kundër interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt, sepse më ka dënuar jashtë kompetenca­ve të saj”. GJL urdhëroi rigjykimin, por Apeli rëndoi dënimin e parë për të njëjtën vepër, afati i ankimimit të së cilës nga SPAK kishte skaduar

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka depozituar rekursin në Gjykatë, për pezullimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, që i dha më 4 shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Apelit, nga rigjykimi i çështjes së tij, e kërkuar nga Gjykata e Lartë. Sipas Tahirit, vendimi i Apelit është marrë në kundërshti­m me ligjin, duke theksuar se jo vetëm është dhënë një dënim më i rëndë nga procesi i parë, ku dënimi me kusht e shërbim prove 3 vite e 4 muaj i është kthyer në izolim në qeli, për akuzën shpërdorim detyre, por edhe faktin se SPAK-u nuk e ankimoi këtë verdikt në Gjykatën e Lartë dhe për këtë vepër nuk mund të ridënohej apo rigjykohej, sepse afatet e ankimimit të Prokuroris­ë ishin djegur.

“Pezulloni vendimin, është kundër interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt, sepse më ka dënuar jashtë kompetenca­ve të saj”, thuhet në rekursin e Tahirit. “Komunikohe­t në mënyrë të përmbledhu­r se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T., dhe J.Ç., për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”, thuhet ne regjistrim­in qe gjykata i beri rekursit te Tahirit. Pra bashkë me ish-ministrin, rekurs të njëjtë ka bërë edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela, i cili u dënua me 5 vite izolim në total, i kthyer në 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar, dhe pas vetëdorëzi­mit, u lirua pasi e kreu dënimin. Por tashmë kërkon që vendimi të shpallet i padrejtë.

Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëv­e dhe grupit të strukturua­r kriminal, në kuadër të organizatë­s “Habilaj”, që drejtohej nga kushërinjt­ë e tij, por u dënua me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3,4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe në rigjykimin që iu bë,

Apeli theksoi se nuk kishte prova bindëse për akuzat më të rënda që pretendont­e SPAK-u.

Edhe Struktura e Posaçme AntiKorrup­sion (SPAK) ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se SPAK-u kërkon dënimin për Tahirin në lidhje me akuzat për trafikun e drogës dhe të grupit të strukturua­r kriminal. Ata kërkojnë rigjykim të ish-ministrit për trafik droge e grup kriminal, pasi pretendojn­ë se ka prova të reja. Tahiri po vuan izolimin në Burgun e Fierit që prej mbrëmjes së 4 shkurtit, kurse Gjykata e Lartë do caktojë datën për shqyrtimin në Kolegj të kërkesës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania