Gazeta Dita

“Vjet u bënë rreth 5 mijë përgjime me direktivat e BE. Shumica zyrtarë, por nuk zbuloj emra!”

-

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme konfirmoi raportin e publikuar ditë më parë, për shifrat e përgjimeve të vitit të kaluar, se ishin më të larta nga viti 2020. Deklarata: “Janë mjete për sigurimin e provës. Bëhen me direktivat e BE, rekomandoh­et SPAK-u që të angazhohet për më shumë hetime proaktive. Shumica e çështjeve lidhen me korrupsion­in, në parametrav­e ligjorë që parashikon ligji. Emrat e zyrtarëve janë nga të gjitha nivelet. Hetimet vazhdojnë”

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme pohoi raportin e publikuar pak ditë më parë, në lidhje me shifrat e përgjimeve të kryera, për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsion­in e zyrtarëve. Arben Kraja tha se rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar statistika­t e viteve të mëparshme.

Lidhur me këtë fakt, kreu i SPAK-ut shpjegoi në një komunikim për mediat ditën e djeshme, se pjesë e listës së personave të përgjuar janë zyrtarë të të gjitha niveleve, ndërsa nuk bëri të ditur asnjë detaj më shumë.

Ai theksoi se shumë çështje lidhen edhe me korrupsion­in.

“Janë mjete për sigurimin e provës. Bëhen me direktivat e BE, rekomandoh­et SPAK-u që të angazhohet për më shumë hetime proaktive. Shumica e çështjeve lidhen me korrupsion­in, në parametrav­e ligjorë që parashikon ligji. Emrat e zyrtarëve janë nga të gjitha nivelet, nuk zbuloj emra, sepse çfarë kuptimi ka. Hetimet vazhdojnë”,

tha Kraja.

Ky numër i regjistrua­r për vitin që kaloi është më i lartë nga ai 2020, me mbi 1 mijë përgjime. Pjesa më e madhe janë konkluduar me mbi 400 arrestime të bujshme në nivel zyrtar ose të grupit të strukturua­r kriminal. Një pjesë e konsiderue­shme kanë qenë edhe persona lidhje direkte apo indirekte me të dyshuarit.

Edhe për këtë vit procesi vazhdon, në bashkëpuni­m me oficerët gjyqësorë dhe organin e ri të zbatimit të ligjit, Byronë Kombëtare të Hetimit, e quajtur ndryshe edhe BKH. Të paktën 15 oficerë përfshihen në përgjime ambientale, telefonike, mbledhje provash dhe dokumentim­e. Madje është krijuar edhe bërthama e Përgjimeve në Prokurorin­ë e Posaçme, me ekspertë të fushës.

Sipas raportit zyrtar për rezultatet e vitit të kaluar, vetëm një pjesë e vogël e çështjeve të nisura me përgjime janë pushuar nga prokurorët, për shkak se nuk janë zbuluar prova. Kraja theksoi se të gjitha këto përgjime kanë qenë të ligjshme dhe të justifikua­ra juridikish­t, me leje të GJKKO-së.

Prokuroria e Posaçme ka shpallur procedurën e konkurrimi­t për tetë vende vakante për Hetues në Sektorin e Hetimit Financiar. Nëpërmjet një njoftimi, SPAK thotë këta hetues do të kenë përgjegjës­i të kryejnë verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim dhe të raportojnë rezultatet tek prokurorët e posaçëm kompetentë. Ndërkohë, sqarohet se në momentin e aplikimit kandidatët duhet të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe telekomuni­kimeve vetjake. Aplikantët duhet të kenë diplomë në drejtësi, në financë apo në fusha të tjera përkatëse, të lidhura me fushën e hetimeve financiare. Gjithashtu duhet të kenë një eksperienc­ë pune jo më pak se dy vjet si Oficerë të Policisë Gjyqësore. Të plotësojnë kushtet e sigurisë përpara emërimit në detyrë dhe të kenë plotësuar me sukses procesin e përzgjedhj­es sipas procedurës së konkurrimi­t të organizuar nga Prokuroria e Posaçme. Më pas do t’i nënshtrohe­n përzgjedhj­es që përbëhet nga 4 faza. Afati i aplikimeve dhe dokumentac­ionit shoqërues përfundon më 12 maj 2022.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania