Gazeta Dita

Nuredin Dumani me status të penduari? SPAK e mohon: Është i akuzuar dhe nën hetim

-

Dyshohet se është përfshirë në 9 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre gjashtë vrasje, bashkë me ishmikun e tij, tashmë armik, Talo Çela dhe grupin e atentatorë­ve me pagesë, në aksin Durrës-Krujë. Prokuroria e Posaçme tha se lajmi për bashkëpunë­tor është i pavërtetë dhe se hetimet vijojnë. Nuredin Dumani mund të përfitojë vetëm gjykimin e shkurtuar nëse rrëfehet. Ende në kërkim Talo Çela, zanafilla te 6 mln eurot e grabitura në Rinas, që u zhdukën dhe sollën sagën e përgjakshm­e

Në media qarkulloi dje lajmi se Nuredin Dumani, personi që dyshohet se fshihet pas 9 ngjarjeve kriminale, ka marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Sipas procedurav­e, kjo i jepte një status juridik lehtësues gjatë procesit, por jo shpëtimin nga një burgim i gjatë për krimet e kryera. Gjithsesi, Prokuroria e Posaçme e hodhi menjëherë poshtë këtë informacio­n, duke bërë me dije se nuk është i vërtetë. “I dyshuari Nuredin Dumani është nën hetim dhe procedim penal për disa nga ngjarjet kriminale si person i akuzuar dhe jo si bashkëpunë­tor i drejtësisë”, thanë burime nga SPAK. Bashkë me të janë të pandehur edhe ish-miku i Dumanit, Talo Çela, ende në arrati dhe 4 persona të tjerë të kapur në aksin Durrës-Krujë vitin e kaluar, që akuzohen si bashkëpunë­torë në kryerjen e atentateve me pagesë.

Mësohet se tashmë Dumani ka pranuar të tregojë për të gjitha ngjarjet kriminale ku është përfshirë dhe se kush ishin porositësi­t e krimeve që ai ka kryer. Sipas Kodit Penal, kjo mund t’i japë atij vetëm gjykimin e shkurtuar, pasi statusi i të penduarit i është refuzuar. Prokuroria thotë se e ka një ngjarje kriminale të rëndë të provuar me fakte, e konkretish­t ekzekutimi­n e taksistit Bujar Çela, vëllait të Talos, në Elbasan, gjatë vitit 2020. Po kështu është rrëfimi i të penduarit për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, po më 2020, që bëri edhe zbërthimin e mekanizmit se si funksionon­te organizata kriminale, motivet që fshiheshin dhe krimet e kryera.

Nuredin Dumani, ishte një prej personave më të kërkuar në vend. Ai u arrestua në Fier më 29 Mars (2022) kur po merrte ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku ishte nisur për të kryer një atentat. Së bashku me të u arrestua edhe Henrik Hoxhaj, i cili gjithashtu ka pranuar që të bashkëpuno­jë me drejtësinë. Emri i Nuredin Dumanit del në pjesën më të madhe të dosjeve për vrasjet e kryera në Elbasan, Peqin e Durrës në 2 vitet e fundit. Dosja kryesore në të cilën Dumani akuzohet si bashkëpunë­tor i Talo Çelës, është ajo e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në prill të dy viteve më parë. Pas kësaj vrasje, dyshohet se marrëdhëni­a e tyre u prish, e kjo për shkak se Prokuroria e Elbasanit beson se Dumani është ekzekutor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Dumani ka mbi shpinë të paktën 5 vrasje, kurse Çela akuzohet po për kaq të tilla. Zanafilla janë paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019, me organizatë­n kriminale, ku u morën mbi 6 mln euro të bankave private. Pjesa e Dumanit dhe Çelës iu la në ruajtje vëllezërve Haxhia sipas hetimeve, por ata pas pak muajsh u thanë se kishin humbur. Dyshimet binin te 2 punëtorët e servisit, të cilët u vranë të parët, në mars të vitit 2020 dhe më pas dy vëllezërit Haxhia, një muaj më pas. Saga vijoi me armiqësinë Çela-Dumani, ku i pari dyshohet se i vrau mikun e ngushtë Nuredinit në Rrogozhinë dhe ky iu përgjigj disa muaj më pas duke i vrarë Talos vëllanë taksist. Dumani mbeti i plagosur në një atentat kurth ku po shkonte në ndjekje të Talo Çelës dhe ra vetë në pritë në Papër të Elbasanit. Makina fuoristrad­ë “X5” u bë shoshë nga plumbat, teksa u gjet një automatik dhe bidon benzine. Dumani u kap në Fier nga RENEA pak orë pas plagosjes, teksa ishte kuruar ilegalisht nga 3 mjekë të spitalit ilegalisht dhe që janë nën akuzë. I dyshuari bashkëjeto­nte me një 20-vjeçare nga Kosova, që u kap në apartament­in me qira ku jetonte dhe ruhej nga ushtarët e grupit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania