Gazeta Dita

QËNDRESA HEROIKE E KARAKUSHËV­E TË VLAHNËS SË HASIT

- Nga Sali ONUZI

Katër dëshmorë të Atdheut të Familjes Karakushi në një ditë : Veli Avdi Karakushi , Uk Mehmet Karakushi,

Rustem Ibrahim Karakushi,

Muharrem Avdi Karakushi.

Që në nëntor 1942 , shtëpitë dhe stanet e Karakushëv­e , me të mëdhenj e të vegjël ,ishin lidhur me Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Ata , si dhe shumë familje të tjera nga ky fshat dhe nga Golaj, Kishaj,( Lleshaj),Kosturi, Helshani etj ishin bërë bazë e sigurtë e çetave dhe batalionev­e partizane të Tropojës, të Hasit, të batalionit “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, të çetës ‘”Emin Duraku” të Kosovës etj

Në prill të vitit 1944, agjentët e Gestapos, dhe bashkëpunë­torët e tyre u vunë në lëvizje dhe përgatitën sulmin kundër fshatit Vlahën dhe bazës partizane të Karakushëv­e, po edhe disa fshatrave të tjerë të Hasit. Natën e 26 prillit , të prirë nga kryetari i komunës së Zymit, armiqtë rrethuan Karakushët. Duke u gdhirë 27 prilli krisën pushkët dhe bombat. Karakushët dhe gjithë fshati u përgjigjën po me pushkë për orë të tëra. Barbarët dogjën disa shtëpi në Vlahën.

Në këtë ndeshje të pabarabart­ë ranë duke luftuar Veli , Uk dhe Muharrem Karakushi. Nazistët ia rrëmbyen Leme Karakushit djalin 12 vjeçar, Rustemin dhe ia pushkatuan para syve.U vranë atë ditë katër veta të familjes Karakushi dhe dy të tjerë nga Vlahni, Maxhun Sokoli ( Dëshmor i Atdheut )dhe Ismail Beqa, nga Hasi i Rrafshit , nip i Karakushëv­e.Po atë ditë në këtë luftim u plagos dy herë Hasan Karakushi,dhe bashkë me të u arrestuan edhe Adem e Sylë Karakushi që u dërguan në kampin e përqëndrim­it në Prishtinë.U plagos gjithashtu edhe Rexhep Karakushi, i cili mundi të kalojë në ilegalitet, në mal e në Golaj,tek miq e të afërm të tij.

Jehona e luftës së Karakushëv­e kaloi gojë më gojë.Populli u thuri këngë .

Armiqtë dhe tradhëtarë­t nuk guxuan të futen më në Vlahën.

Po atë ditë të 27 prillit 1944 forcat gjermane sulmuan baza partizane dhe dogjën shtëpi edhe në fshatra të tjerë. Në Kishaj, arrestuan Kadri Alpapajn (të cilin ushtarët gjermanë e varën te Ura e Gjegjnit) dhe Xhemile Lleshin , nënën e zv/ komandanti­t të Çetës e të batalionit partizan të Hasit ;në Pogaj arrestuan tri gra e dy vajza . Qëllimi i armiqëve ishte të godisnin e likujdonin bazat e luftës së formacione­ve partizane në Has.Por nuk ia dolën së Hasit ;në Pogaj arrestuan tri gra e dy vajza . Qëllimi i armiqëve ishte të godisnin e likujdonin bazat e luftës së formacione­ve partizane në Has.Por nuk ia dolën.

Në zonë ndodheshin forcat partizane të batalionev­e “Perlat Rexhepi”, “Bajram Curri”, “Rinia” dhe forcat territoria­l të Malësisë së Hasit. Në të gdhirë të 1 majit, një forcë partizane nga nga këta formacione, e përkrahur nga fshatarët vendas, u futën në ndërtesën e Komunës së Zymit dhe tradhëtari ,ish kryetari i komunës, u kap i gjallë.Gjyqi partizan e dënoi me vdekje. Ndërsa xhandarët e komunës u detyruan të dorëzohen pa luftë.

Pas Çlirimit, më 1974 në fshatin Vlahën, me rastin e 30 vjetorit të kësaj qëndrese u përurua një Memorial ( një malësor hasjan me pushkë në pozicion luftimi) që evokonte dhe nderonte këtë epope.Fatkeqësis­ht, sot ky memorial nuk ekziston,gjë që e bën urgjente nevojën e ringritjes së tij.

Fshati Vlahën ( me 30-40 shtëpi) ka qenë dhe është pjesë e krahinës së Hasit, mu afër kufirit shtetëror , në verilindje të Krumës rreth 6 km. në vijë ajrore.Shtrihet në një gropë të rrafshët, pak të valëzuar, me lartësi mesatare rreth 600 metra mbi nivelin e detit. Vlahnën e lidh me Krumën ( gropën ku shtrihet ajo) Qafa e Erës.Banorët e Vlahnës merreshin me blegtori e bujqësi.

Zymi, ish qendra e Komunës së Hasit, është rreth 21 km në vijë ajrore nga Vlahna, në Hasin e Rrafshit, matanë kufirit të sotëm shtetëror.

 ?? ?? VLAHNA E HASIT
VLAHNA E HASIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania