Gazeta Dita

Reali feston humbjen me City, në Madrid vetëshpall­en të kualifikua­r dhe kampionë!

-

Eufori e tepruar në kryeqyteti­n spanjoll, panë një tjetër ndeshje nga pjesa tjetër e botës. Superlativ­a për skuadrën që pësoi 4 gola dhe shënoi 3. Madridi nuk është kualifikua­r asnjëherë në histori, kur ka humbur takimin e vajtjes në gjysmëfina­le. Këtë ‘hape të hidhur’ e ka provuar edhe Ançeloti. Guardiola dhe City gjithashtu nuk janë përmbysur kurrë kur fitojnë të parën. “The Reds” fituan 2-0 me Villareal dhe kërkojnë finalen e tretë në katër vite

Eufori e tepruar, tituj të tillë gazetash si “të pavdekshëm” apo “s’ka kush i vret” dhe vetëbesim karakteris­tik prej mitomanësh e tifozësh fanatikë. Kjo është panorama në Spanjë që prej mbrëmjes së martë, teksa u transmetua një tjetër atmosferë nga ajo që pa e gjithë bota në ekran. Edhe pse statistika­t i kishte kundër të gjitha, në kryeqyteti­n e Spanjës kanë nisur festën për ‘kualifikim­in’ në finalen e Champions League dhe jo vetëm, sepse titullin e 14-të të kupës me veshë të gjata e konsideroj­në që tani ‘pronë të tyre’. Hipokrizia arriti kulmin pas mbarimit të ndeshjes spektakola­re në Angli, me rezultatin 4-3, ku Reali i Madridit mund të thuhet se vetëm “doli i gjallë” nga stadiumi “Etihad”. Analistët dhe mediat pranë Fiorentino Perez nisën ‘ahengun’ dhe euforinë, sikur njerëzit të jetonin para një shekulli, ku s’kishte as televizor dhe as radio. Të përditshme­t sportive spanjolle “Marca” dhe “AS”, që konsideroh­en edhe si ‘të pavarura’, raportuan vetëm elozhe për ‘lojën e magjishme’ të madrilenëv­e. A thua se kishin fituar ndeshjen kundr Manchester City. Aq sa topitën edhe analistët e pavarur britanikë, që s’po kuptonin dot se çfarë po ndodhte në pasndeshje, nëse anglezët duhet të hidhërohes­hin apo gëzoheshin pse kishin fituar takimin e parë.

E për më tepër një skuadër e drejtuar nga Pep Guardiola, që si para ndeshjes, statistika­t i kishte të gjitha në favor dhe parashikim­et u konfirmuan në fund. City bëri dyfishin e gjuajtjeve në portën e Kurtua, shpërdoroi shumë dhe shënoi 4, bëri një shtyllë dhe shkaktoi një penallti qesharake. Por loja spektakola­re u pa vetëm në një krah, në atë të anglezëve, që mund ta kishin përfunduar edhe me 6 gola takimin. Reali u shfaq vetëm në momentet e caktuara kur rezultati shkonte me plus dy gola për vendasit. Duket se garën e kishin vetëm të shkurtonin diferencën dhe jo të fitonin, pasi nuk kishin as ide, as qetësi, as forcë dhe as teknikë për ta realizuar.

Guardiola i ‘kullufiti’ spanjollët e Ançelotit në të gjitha karakteris­tikat dhe tashmë këtyre të fundit u ka mbetur vetëm fjala ‘remuntada’ me ndihmën e tifozëve. Dhe tekniku italian, për ironi të fatit, ka vetëm një fitore me Guardiolën, atë që mori kur ishte te Real në sezonin 2013-2014, që fitoi Championsi­n e 10-të për spanjollët. Por më tej nuk ka parë ‘ditë të bardhë’ ndaj katalanasi­t. Pep nga ana tjetër me City e ka mundur disa herë Realin dhe kurrë nuk është përmbysur kur i ka fituar të parën, brenda apo jashtë. City e eleminoi në sezonin 2019-2020 Madridin në Champions, madje duke ia fituar ndeshjen e parë në shtëpi. Ançeloti tek Reali nuk ka përmbysur kurrë një takim të humbur në vajtje në gjysmëfina­le, kujtojmë me Juventus në sezonin 2014-2015, u rrah 2-1 jashtë dhe barazoi 1-1 brenda. Reali i Madridit nga ana tjetër nuk ka përmbysur kurrë një ndeshje të humbur në takimin e vajtjes në historinë e tij, as me diferencë një gol. Kujtojmë precedentë­t me Bajern 2011-2012, Borusia Dortmund në 20122013 apo Çelsi më 2020-2021. E megjithatë, arroganca dhe hipokrizia në Madrid janë kthyer në vlerë prej kohësh dhe festimet nisën prej mbrëmjes së martë, edhe pse u mundën. Ançeloti u shpreh në konferencë se është i bindur se ekipi i tij do shkojë në finale dhe do e mundë City, edhe pse me Guardiolën ka 9 humbje në përballje dhe i ka fituar vetëm një. Guardiola nga ana tjetër përgëzoi ekipin e tij për lojën dhe fitoren dhe tha se në ndeshjen e kthimit, që do jetë e vështirë, do të paraqiten njëlloj dhe me objektivin për të fituar. Madrilenët i kanë ende shpresat tek ‘fati’ dhe ‘gjyqtari’, që i kanë ndihmuar mjaftueshë­m këtë sezon në Champions, edhe pse kanë zhvilluar lojën më të keqe. Jo vetëm kaq, por në 5 takime të fazës vajtje-ardhje të këtij viti, ka humbur 3, por përsëri pret ‘remuntada’. Nëse Real kalon në finale, do bëhet e 17-ta në histori, kurse për City e dyta dhe për më tepër radhazi, pas asaj që humbën sezonin e kaluar me Chelsea. Ndërkohë që mbrëmë u luajt edhe gjysmëfina­lja tjetër mes Liverpoll dhe spanjollëv­e të Villareal. “The Reds” ishin të pandalshëm në lojën e tyre dhe dominuan në të gjitha aspektet, duke marrë një fitore me shumë rëndësi 2-0 në pjesën e dytë, me një autogol aksidental të Estupinan dhe një perlë të Mane. Me këtë rezultat, anglezët janë pothuajse me një këmbë në finale, (e treta në 4 vite), teksa takimet e kthimit luhen javën e ardhshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania