Gazeta Dita

‘Prokurori miliarder’ del në Vetting, debate të forta me kreun e OMN për lidhjet me kriminelët

-

Magjistrat­i drejt shkarkimit, DISK e cilëson të dyshimtë aktiviteti­n e tij ndër vite dhe lidhjet. Raporti i kontrollit; nga i pastrehë në 2003, aktualisht me 24 shtëpi, 5 bodrume e garazhe dhe disa makina. Bashkëshor­tes i falën 200 mijë m2 tokë në Durrës. I quan të gjitha të ligjshme dhe të bëra me punë si avokat dhe noter nga familja. I lakuar edhe nga politika disa herë, shoferi iu vra në atentat dhe vetë u plagos, bashkë me “të fortin” e Sukthit

Debate të forta në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, teksa dje doli për Vetting një nga prokurorët më të lakuar dhe kontravers në dinamikën e kronikës së zezë të viteve të fundit. Bëhet fjalë për magjistrat­in Arjan Ndoja, i cilësuar si ‘prokurori miliarder’ në verifikime­t që iu bënë për pasurinë ndër vite, si dhe i dyshuar për lidhje me njerëz të botës së krimit, siç e etiketoi dje përfaqësue­si i OMN-së, Theo Jacobs dhe që u pasua me debate të forta. Ndoja i shpëtoi një atentati vdekjeprur­ës më 1 nëntor 2019 në aksin Sukth-Durrës, ku humbi jetën shoferi i tij dhe u plagos vetë rëndë, bashkë me mikun tjetër Landi Muharemi, i quajtur edhe “Rumi” i Sukthit. Ky detaj është bërë objekt diskutimi dje në leximin e të dhënave, ku Ndoja mohoi implikimin apo pasuritë e pajustifik­uara, duke u shprehur se ‘po paragjykoh­ej pa baza”.

Vettingu për magjistrat­in që tashmë rrezikon seriozisht daljen nga sistemi pas një zvarritje proceduras­h, nisi para dy vitesh. Ndoja u procedua disa herë administra­tivisht dhe u rikthye në sistem, teksa u përfshi në aktivitete të dyshuara dhe akuza publike disa herë, teksa u lakua edhe nga qarqet politike si i implikuar me krimin.

Shërbimi i DISK e cilëson prokurorin të papërshtat­shëm dhe me lidhje të dyshimta

DISK ka konstatuar papërshtat­shmëri të figurës për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Ndër të tjera sipas DISK, Arjan Ndoja dyshohet se ka favorizuar persona me precedentë penalë gjatë detyrës së tij. Në 2009 dhe 2010 ka rezultuar se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion, duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt pronash. Kujtojmë se Ndoja u përshi në një atentat në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku mbeti i plagosur ai vetë, u vra shoferi Andi Maloku, si dhe një person tjetër i identifiku­ar si Aleksandër Laho- emri i vërtetë i të cilit është Landi Muharremi, i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar. Ndërkohë vetë Ndoja lidhur me këtë atentat shprehet se ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë. Prokurori Arjan Ndoja u targetua në fillim të tetorit të 2019 nga kryeminist­ri Edi Rama dhe zv/kryeminist­ri Erion Braçe, se po i shërbente

krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria. Pasuritë marramendë­se të prokurorit dhe bashkëshor­tes. Nga i varfër në 2003, në miliarder

Ashtu edhe siç pritej, seanca dëgjimore u karakteriz­uar nga shigjetime të vëzhguesit të famshëm ndërkombët­ar Theo Jacobs, për lidhje të prokurorit me krimin, si dhe me kundërpërg­jigje të prokurorit. Krahas udhëtimit në makinë me të ‘fortin e Sukthit’Landi Muharremi, në momentin e atentatit, Arjan Ndoja rezulton një nga prokurorët më të pasurtë sistemit të drejtësisë. Në vitin 2003, kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë si Prokuror në Durrës, Arjan Ndoja, rezulton i pastrehë. Nuk ka as banesë dhe as para. Prokurori deklaronte vetëm një makinë tip “Benz”, me vlerë 200 mijë lelë. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Në vitin 2008 rikthehet në sistem dhe deklaron 750 mijë euro pasuri dhe të ardhura, siç edhe u konstatua dje në seancën dëgjimore. Ndoja ka fituar 250 mijë euro në vit si avokat, para se të kthehej në sistem. Në këtë vit deklaron, dy lokale në Shëngjin, dy apartament­e 117 m2 dhe 90 m2, dy makina dhe të ardhura nga pagat. Deri në vitin 2016, kohë brenda të cilës vepron Vettingu,

Arjan Ndoja deklaron 24 apartament­e dhe ndërtesa, 4 bodrume, dy garazhe dhe disa makina. Këto pasuri janë modeste në raport me pasurinë e dyshimtë të deklaruar nga bashkëshor­tja e prokurorit, Arjan Ndoja, Elderina Frrok Ndoja. Ajo deklaron se në vitin 2013 i kanë falur në Durrës rreth 200 mijë m2 tokë. Në vitin 2013 rezulton se bashkëshor­tes së Arjan Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe mbi 200 mijë metra katrorë. Referuar deklaratës së pasurisë së prokurorit Ndoja, në 26 prill të 2013, bashkëshor­tes së tij i kanë dhuruar me kontratë në Durrës dy sipërfaqe toke, njëra 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 metra katrorë. Të dyja pronat janë të lloji tokë pyll. Një muaj më vonë, pra në prill të viti 2013, zonjës Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë disa prona të tjera, konkretish­t me sipërfaqe 800 metra katrore, 800 metra katrore, 1800 metra katrore si dhe 1100 metra katrore. Ndërkaq, po në maj të vitit 2013, Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj në muajin prill, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë rreth personit që i ka dhuruar pronat se bashkëshor­tes së Arjan Ndojës, as rreth personit të cilit zonja Ndoja i ka dhuruar sipërfaqet 79434 metra katrorë dhe tjera 112277 si dhe as rreth vendosjes së pronave brenda qarkut të Durrësit. Dhurimi është i dyshimtë pasi në deklaratat e para të pasurisë 2003-2004 Arjan Ndoja ka pasuri dhe të ardhura modeste. Ndërkaq, nga ana tjetër, bashkëshor­tja e tij, deklaron vetëm pagën si juriste dhe asnjë pasuri tjetër. Madje. në vitin 2004, Elderina Frrok Ndoja deklaron vetëm pagën 500 000 në vit si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, çifti nuk ka deklaruar pasuri, pasi Ndoja nuk ka qenë subjekt deklarimi. Në vitin 2008 vijonte të deklarojnë pasurinë, ku zonja Elderina Frrok Ndoja deklaron sërish pagë vjetore 504 000 lekë si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti. Po gjatë këtij viti, Elderina Frrok Ndoja deklaron një makinë me vlerë 36 mijë euro, pa shpjeguar burimin në deklaratë. Kontrolli ka zbuluar edhe dhjetëra huadhënie të paqarta, por që Ndoja thotë se i ka të justifikua­ra, si dhe lëvizje pasurish.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania