Gazeta Dita

Familja kthen shtëpinë në ‘fermë bari’, 4 të ndaluar, në pranga dhe 2 elektricis­tët

-

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Kashar, sekuestroh­en 253 rrënjë kanabisi dhe llamba të sofistikua­ra për pjekjen. Ktheu dy katet e godinës në plantacion, arrestohen 4 familjarët Sulaj. Në qeli dhe dy punonjësit e OSHEE-së që lejuan lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Akuzë dhe kryeplakut për moskallëzi­m

Dy shtëpi bari janë zbuluar dje në Tiranë dhe Tropojë, me disa persona të arrestuar, sasi droge të sekuestrua­r dhe prova materiale, përfshi edhe disa punonjës të OSHEE-së nën akuzë dhe kryeplaku i fshatit. Operacioni më i madh u krye dje në Kashar, në një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit në shtëpi private. Policia bëri me dije se ka arrestuar Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, me lidhje familjare ndërmjet, tyre për veprën penale kultivim të lëndëve narkotike, si dhe dy punonjës të OSHEE-së, Lutfi Bashën dhe Rifat Kuçin. Elektricis­tët akuzohen se nuk kanë zbuluar lidhjen e paligjshme të energjisë nga familja Sulaj dhe lejuan aktiviteti­n e paligjshëm, duke mos e raportuar sipas rregullore­s dhe procedurav­e.

Po ashtu u proceduan penalisht kryeplaku i fshatit. Gjithashtu në fund të aksionit u zbuluan, shkulën dhe asgjesuan në total 253 rrënjë kanabis sativa të mbjella nëpër vazo.

Sipas bluve, gjatë kontrollit në banesën e shtetases Xhevrije Sulaj, 69-vjeçe, në katin e dytë dhe të tretë, evidentuan ambiente të përshtatur­a për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave të sofistikua­ra posaçërish­t për këtë proces. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e policisë, është gjetur në banesë e dyshuara Xhevrije Sulaj. Nga verifikime­t, ka rezultuar se Luan Sulaj, 44-vjeç, në bashkëpuni­m me

Ylli Sulajn 47-vjeç dhe Shqipe Sulaj, 38-vjeçe, e kishin përshtatur banesën për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacioni­t janë sekuestrua­r 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulari. Gjithashtu policia arrestoi Lutfi Bashën 45-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “shpërdorim­i i detyrës”, si dhe Rifat Kuçin, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricis­t pranë OSHEE-së, po për të njëjtën vepër. Po ashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “moskallëzi­mi i krimit”. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania