Gazeta Dita

Popullit shqiptar i është imponuar që të mos e heqë pushkën nga krahu

- Nga DHIMITËR SHTËMBARI

Në një nga strofat hyrëse të poemës së shkëlqyer “Përse mendohen këto male”, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, do të shprehej madhërishë­m: “Nga supet

Pushkën e gjatë s’e hoqe kurrë,

Nga supet e tua plot plagë,

Nga supet kockë e lëkurë.

Bukën e ngjyeje me shëllirë,

Shëllirë dhe misër përnatë,

E ruaje atë pak yndyrë,

Oh, atë yndyrë të paktë,

Për mikun dhe pushkën e gjatë,

Për të lyer pushkën e gjatë!”

Në këto vargje të fuqishme poetike është thënë gjithçka: jo pse shqiptari kishte dëshirë të luftonte, por atij i ishte imponuar nevoja për ta mbajtur armën përherë pranë për të mbrojtur Atdheun. Ja pse ai, sikundër thotë shkrimtari ynë i madh, “pushkën e gjatë s’e hoqi kurrë”.

5 Maj – Ditë e shenjtërua­r

Mbase paksa ndryshe nga datat e tjera të kalendarit historik të popullit tonë, 5 Maj është Ditë fort e shenjtërua­r. Është e tillë, sepse na është ngulitur në mendje si e shënuar me gjak. Sidomos për ata të brezit të Luftës dhe për pasardhësi­t e tyre, kjo datë ka folur dhe vazhdon të flasë shumë. Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe.

Simbolika e 5 Majit është shumë kuptimplot­e, ca më shumë që lidhet me rënien heroike të Yllit të Rinisë Shqiptare - Qemal Stafës. Duke vrarë këtë udhëheqës të shquar të Rinisë, fashistët patën menduar se do të mund të vazhdonin kositjen e barit të pranverës që afrohej. Por ishin gabuar. Shqiptarët ecnin trimërisht në rrugën e ëndrrës së madhe. Ata ishin nisur në një rrugë pa kthim.

Vet Qemali do të shkruante: “E vjetra shembet; kohët po ndryshojnë. Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Po cili ishte Qemal Stafa?

Lindur në Elbasan më 20 mars të vitit 1920 nga prindërit Hasan e Sabrie, Qemali që në vegjëli u mëkua me cilësitë më të vyera njerëzore. I ati, si ushtarak që qe, detyra e pat dërguar të shërbente në Shkodër në vitin 1923, kur i biri ishte vetëm trevjeçarë.

I etur për dije e kulturë, djaloshi elbasanas filloi e vazhdoi mësimet në Kolegjin Saverian. Kështu, tetë vjet; deri më 1933. Në këtë vit u mbyllën shkollat private, kështu që Qemali kaloi në Gjimnazin Shtetëror të Shkodrës. Nxënës tepër i zgjuar, ai do të shquhej dukshëm mes moshatarëv­e të vet.

Në vitin shkollor 1934 - 1935 do të ishte nxënës edhe i Skënder Luarasit. Ky i funditN, në një rast do t’u jepte nxënësve të bënin një temë hartimi rreth disa vargjeve të Vilhelm Telit, të Shilerit – shkrimtar i famshëm gjerman. Hartimi i Qemalit bëri bujë jo vetëm në shkollë, por edhe në rrethet intelektua­le të qytetit. Rrezatonte ide të fuqishme dhe mesazhe politike tej moshës që kishte.

Me ndarjen nga jeta të të atit, familja e Qemalit u vendos me banim në Tiranë. Kjo ndodhi në korrikun e vitit 1936. Në shtator të po këtij viti i ardhuri nga Shkodra u regjistrua në Gjimnazin Shtetëror të Tiranës.

Teksa ishte në qytetin verior, edhe pse tepër i ri në moshë, pat përqafuar idetë më përparimta­re të asaj kohe. Së bashku me Vasil Shanton, Gjovalin Lukën, Tuk Jakovën e disa të tjerë u bë themelues i Grupit Komunist të Shkodrës.

Në vitin 1938 pati një valë të gjatë arrestimes­h! Mes të tjerëve, u burgos edhe Qemali natën e 24 janarit të vitit 1939, domethënë vetëm tre muaj para pushtimit fashist të 7 prillit. I mbyllur në njërën nga qelitë e Burgut të Vjetër të Tiranës, si shumë të tjerë edhe Qemali doli prej aty gjatë trazirave të pushtimi fashist.

Ashtu sikundër disa nga shokët e Udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste, edhe Qemal Stafa për disa kohë qëndroi ilegal në shtëpinë e antifashis­tes së vendosur, Bije Vokshi.

Ra si trim dhe mbeti përjetësis­ht Hero

Dihen tashmë rrethanat e rënies së Qemal Stafës: Më 5 maj 1942, i rrethuar befasisht nga karabinier­ia fashiste në një shtëpi të thjeshtë tiranase diku afër spitalit, Qemali organizoi daljen nga rrethimi të shokëve e të shoqeve të tija. Dhe, vetëm mbas këtij veprimi, bëri lëvizjet e veta për t’i shpëtuar plumbave të armikut. Por nuk qe e

tIoI-jTëË. Nuk pranoi të binte në duart e armiqve. I qëndroi besnik idealit që mbronte. Bie si trim për të mbetur përjetë Hero në kujtesën historike të mbarë popullit.

Ishte e trishtuesh­me të dëgjoje gjatë një debati televiziv një intelektua­l që e minimizont­e, për të mos thënë e vulgarizon­te, aktin e rënies së Yllit të Rinisë Antifashis­te Shqiptare! Sipas tij është krijuar një mit absurd lidhur me vrasjen e Qemal

Stafës; nuk ka bërë akt patriotik!!!

Nuk kuptohet se ç’ka dashur ky intelektua­l të bënte më tepër Qemali nga ç’bëri në fakt për t’u konsiderua­r Hero!!!

E vërteta është, se për këtë figurë të shquar të Rinisë Shqiptare nuk është krijuar asnjë mit, por është treguar një realitet, që atë e lartëson nga çdo pikëpamje: edhe si idealist, edhe si atdhetar. Ai nuk i braktisi shokët, as shoqet. Pasi i pa të largoheshi­n të gjithë, ishte i fundit që doli nga shtëpia. Të paktën, kjo është ajo që pohohet nga të gjithë ata që kanë pas dhënë shpjegime lidhur me çastet kur binte Heroi i Rinisë.

Se i ç’brumi ishte Qemal Stafa, këtë e shprehin edhe ato çka lënë të shkruar. Ai qe dhe mbeti deri në fund shprehës dhe interpret i ndjenjave më të pastërta të popullit të thjeshtë. Ja se si shprehej në një nga poezitë e veta: “N’mëngjezet e ftohta,kur acaria/ ngrin ujtë e çatisë/ i mbledhun, i krusun del nga shtëpia/ i bir i urisë”.

Rruga e historisë është çarë me shpatë në dorë Populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Iu desh Gjergj Kastriotit, Heroit tonë

Kombëtar, që t’i bënte grusht shqiptarët dhe, ashtu të bashkuar e me shpata në duar, të luftonin për t’u mbrojtur nga pushtuesit turq.

Iu desh të merrnin në duar pushkët me gjalmë trimat e Rilindjes; Çerçiz Topulli, Mihal Grameno - Heronj të Popullit, dhe të tjerë si këta, për t’íu shkëputur vargonjve të robërisë turke.

U desh të nisej nga larg për në Shqipëri në krye të shumë atdhetarëv­e të tjerë Ismail Qemali - Hero i Popullit, pa të ngrihej në Vlorë Flamuri Kombëtar dhe të shpallej Pavarësia.

Por edhe kohët që do të vinin ca më pas nuk do ta ndihmonin Shqipërinë e fillimshek­ullit të njëzetë! Sepse edhe pse e pavarur tashmë, shqiptarëv­e sërish do t’iu duhej ta mbanin pushkën supit.

Se duheshin përzënë italianët nga Vlora. U desh të derdhej prapë gjak në verën e vitit 1920 gjatë epopesë së Luftës së Vlorës.

Se këtu do të luftonin e do të binin si luanë Sali Vranishti, që sa rrojti i luajti gishti.

Se këtu do të binte Kanan Maze, që në çastin e plagosjes do të shprehej: “S’ka gajle se Kanani mbeti pa gojë; Shqipëria le të rrojë”. Se po këtu do të binte edhe Selam Musaj, për të cilin poeti i mirënjohur Agim Shehu do të shprehej me vargje të ndjera poetike: “Kështu rënçim, fole/ e ç’vlen sa liria/ lule Labi ynë/ Selam Salaria”.

Nëpër kohë, kurban të atdhetariz­mës Rruga e heroizmit shqiptar s’ka pasur të mbaruar. Nëpër kohë nuk kanë pushuar kurbanët e atdhetariz­mës. Gjatë regjimit të Zogut pati shumë atdhetarë të vërtetë, që iu kundërvunë hapur padrejtësi­ve shoqërore të kohës, sikundër edhe politikës antikombët­are, me dyer të shqyera, të asaj qeverie

tepër të korruptuar.

I ardhur në pushtet me ndihmën e sërbëve, që në ditët e para të qeverisjes së tij nisën përndjekje­t. Dhe për të ushqyer ambiciet e veta solli rreth vetes lloj – lloj halldupësh, mjafton që të mbretëront­e!

Pa dalin disa dhe thonë, se Zogu na paskej qenë tolerant, e se si i tillë, nuk shquhej për shpirtin e tij të hakmarrjes! Mirëpo...

Ahmet Zogu u tregua mizor teksa vrau në Shpellën e Dragobisë Plakun e Maleve, bacë Bajramin e Tropojës. Kjo vrasje ka mbetur njollë krimi në figurën e Ahmet Zogut.

Vrau mbas shpine Luigj Gurakuqin - nënshkrues­in e Pavarësisë, një nga ish ministrat më në zë të kabinetit qeveritar të Ismail Qemalit. Vrasja e këtij intelektua­li të shquar kombëtar mbetet një tjetër dëshmi për shpirtin hakmarrës të të ashtuquajt­urit mbret të shqiptarëv­e.

Ahmet Zogu shkoi në plumb libohoviti­n e famshëm, Avni Rustemi.

Përdori dorë gjakatare për të vrarë Riza Cerovën...

Curri, Gurakuqi, Rustemi, Cerova janë Heronj të Popullit, kurban të atdhetariz­mës..

Në Spanjë, vendosmëri­sht kundër fashizmit

Shqiptari është karakteriz­uar në të gjitha rastet nga ndjenja e antifashiz­mit. Ishte pikërisht kjo ndjenjë që nxiti mjaft djem e vajza nga Shqipëria të shkonin në Spanjë për të mbrojtur Republikën nga forcat fashiste të Frankos. Këta bijë të popullit tonë nuk ishin aventurier­ë, që nxitonin verbërisht për të shkuar atje ku plaste pushka. Ata e kuptonin, se ajo çka kishte ndodhur në Spanjë, shpejt a vonë do të mund të ndodhte, sikundër edhe ndodhi në fakt, edhe në vendin tonë.

Këtij 5 Maj i bën nder kësaj date të shenjtërua­r emri i Asim Vokshit nga Gjakova, që luftoi e ra si Hero në Fuente del Ebro të Spanjë, në një nga betejat e famshme kundër fashizmit.

I bëjnë nder kësaj date të shenjtërua­r emri i pavdekshëm i Musa Fratarit nga Mallakastr­a, i Ramiz Varvaricës nga Peshkopia, i Teni Konomit nga Korça, i Meleq Gosnishtit nga Kolonja, i Xhemal Kadës nga Peja, i Dhimitër Kostës nga Leskoviku, i Thimio Gogozotos nga Parga e Çamërisë, i Urfi Agollit nga Dibra, i Zef Hotit nga Malësia e Madhe dhe ai i mjaft të tjerëve.

Siç edhe shihet, antifashis­tët shqiptarë që luftuan në Spanjë kanë qenë nga të gjitha

trevat e vendit; nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e deri nga Çamëria martire. LANÇ është medaljon i artë në gjoks të Atdheut

Epopeja pesëvjeçar­e e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare nxori edhe plot dëshmorë e heronj të tjerë. Mbi të gjitha, nxori një popull hero.

Më 7 prill 1939 do të binte Mujo Ulqinaku - Hero i Popullit dhe shumë të tjerë mbas tij.

Më 17 maj të vitit 1941 Vasil Laçi, djaloshi nga Piqerasi i Sarandës, qelloi me pistoletë kundër Viktor Emanuelit – Mbretit të Italisë dhe Shefqet Vërlacit - kryeminist­ër kuisling i Shqipërisë, por pa mundur t’i vrasë. Krisma e kësaj pistolete do të niste krismat e pandërprer­a të partizanëv­e shqiptarë deri në çlirim.

Dhe zinxhiri i heroizmave nuk pati të mbaruar: Ditën e themelimit të Partisë, 8 nëntor 1941, do të binte në Korçë gjatë një demonstrat­e të fuqishme Koci Bako - Hero i Popullit.

Të përfshirë në formacione të rregullta të UNÇSH, partizanët shqiptarë shkruan faqe të shumta heroizmi. Që në dhjetorin e vitit 1942 lufta e popullit shqiptar, e pranuar zyrtarisht nga qeveritë e shteteve që përbënin Koalicioni­n e madh Antifashis­t Botëror, u lidh ngushtë me atë të të gjithë popujve antifashis­të të botës.

Do të na duhej të shkruanim gjatë po të përmendnim tërë ata dëshmorë e heronj që ranë gjatë LANÇ, por po ndalemi te disa nga shoqet Heroina të Popullit: Margarita Tutulani, Liri Gero, Shejnaze Juka, Zonja Çurre, Fato Berberi, Bule Naipi, Qeriba Derri, Hibe Palukuqi, Mine Peza, Nimete Progonati, Qybra Sokoli e mjaft të tjera.

Gjatë Luftës heroike Antifashis­te Nacionalçl­irimtare u manifestua fuqishëm edhe vëllazërim­i i shqiptarëv­e me minoriteti­n grek në Shqipëri. Të shumtë ishin minoritarë­t në formacione­t partizane të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, mjaft prej të cilëve ranë dhe mbetën të pavdekshëm në kujtesën e mbarë popullit.

Luftuan e lanë emër figura të tilla të minoriteti­t, si Lefter Talo, Theodhori Mastora e të tjerë.

Në radhën e atyre që i kontribuon luftës kundër pushtuesve të huaj ishin edhe trimat e Batalionit Partizan “Antonio Gramshi”, përbërë nga antifashis­të italianë. Mbi 70 të tillë dhanë jetën e tyre kundër nazistëve gjermanë, mes të cilëve edhe komandanti i këtij batalioni, Tercilio Kardinali.

Kurorë lavdie mbi kokën e çdo shqiptari

Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare e popullit tonë është kurorë lavdie mbi kokën e çdo shqiptari.

Me 28 mijë Dëshmorët e rënë në 28 mijë km katrore, Shqipëria zë vend nderi në Evropë e në botë për nga kontributi i gjakut të derdhur për të mposhtur bishën e egër nazifashis­te gjatë Luftës II Botërore.

Edhe mbas çlirimit të Atdheut popullit shqiptar i është dashur të derdhë gjak për mbrojtjen e integritet­it tokësor dhe të sovranitet­it shtetëror. S’mund të kalonim më tej në këtë shkrim pa folur edhe për shpirtin e pastër dhe sakrificën sublime të atyre burrave e grave, që, në heshtje, dhanë jetën për çështjen e popullit dhe të Atdheut.

Heroinat e Mirditës, Mrika Lokja, Marta Tarazhi, Shkurte Cara dhe Prenda Tarazhi u ngritën si burrëresha kundër botës së vjetër. Ja pse armiqtë e përparimit i masakruan në mënyrë të paskrupull­t. Shpirti i hakmarrjes ndaj tyre u derdh deri edhe mbi broncin që përjetëson­te këto bija të pavdekshme të Mirditës.

Të skalitur në kujtesën e popullit kanë mbetur e do të mbesin edhe emrat e tërë atyre Heronjve të Heshtur, që sakrifikua­n aq shumë për mbrojtjen e integritet­it të Atdheut.

Duke u përulur në gjunj para veprës së pavdekshme të Dëshmorëve të Atdheut nuk mund të mos kujtojmë me shumë nderim gjakun e derdhur edhe nga vëllezërit e kombit tonë, në Kosovën martire.

* * *

Tetëdhjetë vjet mbas rënies heroike të Qemal Stafës populli ynë i është bashkuar familjes së madhe evropiane, e cila i ka garantuar edhe mbrojtjen e vendit. Në këtë kuadër, efektiva të Ushtrisë sonë herë mbas here iu qenë bashkuar forcave të shteteve partnere për kryerjen e misioneve të ndryshme për paqë. Pikërisht gjatë kryerjes së një detyre të tillë ra edhe ushtaraku shembullor, Feti Vogli.

Kohët që kalojmë, kur jo shumë larg nesh po luhet një tragjedi e tmerrshme, na bëjnë ta kremtojnë sa më madhërishë­m 5 Majin e gjakut të derdhur për çlirimin e Atdheut.

Sepse ende tingëllon fuqishëm dhe aktuale ajo që ka pas thënë dramaturgu i famshëm gjerman, Bertold Brehti: Barku që polli fashizmin, akoma nuk është shterpëzua­r.

 ?? ?? Ismail Qemali, Hero i Popullit
Ismail Qemali, Hero i Popullit
 ?? ?? Qemal Stafa, Hero i Popullit
Qemal Stafa, Hero i Popullit
 ?? ?? Sali Vranishti, Hero i Popullit
Sali Vranishti, Hero i Popullit
 ?? ?? Vasil Shanto, Hero i Popullit
Vasil Shanto, Hero i Popullit
 ?? ?? Margarita Tutulani, Heroinë e Popullit
Margarita Tutulani, Heroinë e Popullit
 ?? ?? Luigj Gurakuqi, Hero i Popullit
Luigj Gurakuqi, Hero i Popullit
 ?? ?? Vasil Laçi, Hero i Popullit
Vasil Laçi, Hero i Popullit
 ?? ?? Mujo Ulqinaku, Hero i Popullit
Mujo Ulqinaku, Hero i Popullit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania