Gazeta Dita

“Perla” e Laçit lë pa titull Tiranën, shtyhet festa. Partizani çon në ‘buzë të varrit’ Dinamon

Bardheblut­ë u mundën 1-0 nga kurbinasit, që s’mund ta pranonin festën e ‘armiqve’ nën hundën e tifozëve të tyre. Derbi i kryeqyteti­t afron të kuqtë me Europën, por çon drejt të dytës ‘nëndetësen’. Sot takimet e mbijetesës

-

Një gol spektakola­r nga Guindo i shtyu edhe me një javë festimet bardhebluv­e të Tiranës, teksa shpresonin që ta hapnin shampanjën në Kurbin, si sfidë e dyfishtë me ndjekësit direkt në Superligë. Por motivimi i vendasve ka qenë i trefishtë; triumfi me rivalët direkt, moslejimi i kryeqyteta­sve që ta ngrinin kupën në stadiumin e tyre pas dështimit për ta fituar vetë dhe mbajtja e vendit të dytë që i çon direkt në Europë, pavarësish­t se kanë edhe shansin e finales së Kupës kundër Vllaznisë. Dhe objektivi u arrit me golin perlë në minutën e 14-të, që shkelmoi edhe shpresat e bardhebluv­e për të marrë pikën që u duhej. Megjithë përpjekjet e pafundme të miqve për të barazuar, rezultati nuk ndryshoi dhe teknikut Orges Shehi dhe djemve të tij do u duhet të presin javën e ardhshme, që të festojnë në shansin e dytë radhazi përpara tifozëve të tyre në kryeqytet, në takimin kundër Teutës. Tiranës kujtojmë se i duhet tashmë vetëm një fitore për t’u shpallur kampione, në 5 javët e mbetura, në një distancë prej 12 pikësh nga Laçi. Kjo pasi humbja direkte me kurbinasit ua hoqi shansin e një pikë që kërkohej vetëm në takimin direkt të djeshëm. Laçi javën e ardhshme udhëton për në Rrogozhinë, përballë Egnantias që ndodhet në zonën play-off dhe ka sot një sfidë të vështirë në transfertë me Kastriotin.

Kurse Partizani realizoi pritshmëri­të duke fituar një takim të bukur në derbin kryeqyteta­s kundër Dinamos, duke e lënë këtë të fundit në ‘buzë të varrit’. Ndeshja nisi me ritëm dhe dy gola të shpejtë nga të kuqtë, Me Junior dhe Cara në minutat 26 dhe 30, por një gafë e Massanga në minutën e 37-ë, që mori karton të kuq, u dha shpresë dinamovitë­ve në një penallti të shndërruar nga Ibrahimi, për të kthyer rezultatin. Por pjesa e dytë, edhe pse me një lojtar mangut, nuk i shpëtoi dinamovitë­t, që praktikish­t e shohin veten një kategori më poshtë. Në minutën e 92-ë, Cara shënoi golin e dytë personal të takimit dhe të tretin për ‘demat e kuq’, duke i dhënë goditjen fatale kundërshta­rit. Partizani ngjitet në 46 pikë dhe pranë Kukësit të vendit të tretë. Dinamo mban vendin e parafundit me 23 pikë, teksa gjendet 11 pikë nga zona play-off që e mban Egnantia, e cila luan sot me Kastriotin në Krujë. Nëse rrogozhina­sit fitojnë, vetëm matematika e mban ‘nëndetësen në lojë’ në pesë javët e mbetura. Sot luhet edhe Vllaznia me Skënderbeu­n në Korçë, ku matematiki­sht

korçarët nuk kanë më shanse për mbijetesë nëse e shpërdoroj­në edhe këtë mundësi. Shkodranët kanë siguruar finalen e Kupës që i çon mundësisht direkt në Europë në rast se mundin Laçin, por po përpiqen ta kapin biletën edhe nëpërmjet kampionati­t dhe ndodhen 42 pikë, në vendin e pestë.

Kurse Teuta ka shkatërrua­r mbrëmë Kukësin në një takim plotë emocione dhe gola. Megjithëse pjesa e parë mbaroi në ekuilibër 1-1, me gola nga Hebaj për vendasit dhe Musta për veriorët, ndryshe ishte panorama e të dytës. Bregdetarë­t dhanë gjithçka për të marrë trepikëshi­n e mbijetesës, duke shënuar edhe 3 herë të tjera me Hebajt dy herë dhe Dacin, në fitoren 4-1. Kukësi mbeti në vendin e tretë me 46 pikë, që e ndan me Partizanin dhe Teuta doli nga zona e ftohtë duke u ngjitur me 39 pikë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania