Gazeta Dita

Të ardhurat, 60% e familjeve shqiptare jetojnë me vetëm 327 euro në muaj

Në vrojtimin mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë analizon edhe shpërndarj­en e pasurisë së familjeve shqiptare sipas karakteris­tikave të ndryshme, që nga statusi i punësimit, i edukimit, etj.

-

Të ardhurat mesatare vjetore të një familje shqiptare fiksohen në 961,379 në vit, çka përkthehet në rreth 7,900 euro. Në muaj, mesatarja e të ardhurave të një familje shqiptare fiksohet në 80,115 lekë, ose 657 euro. Ndërkohë, sipas parimit të medianës, i cili është më realist kur ka heterogjen­itet të lartë, pra pabarazi, të ardhurat e familjeve shqiptare fiksohen në vetëm 723 mijë lekë në vit, ose 60 mijë lekë në muaj, rreth 500 euro në muaj. Këto të ardhura mujore i referohen një familje të plotë, që mesatarish­t në vendin tonë, sipas Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 3.4 persona. Të ardhurat nuk përfshijnë vetëm pagën, apo pensionin, pore he remitancat, ndihmën sociale, fitimet nga biznesi apo qiraja, etj, etj. Për nivelin më të ulët, të ardhurat mujore të një familje shqiptare vlerësohen në vetëm 15 mijë lekë në muaj, ose 123 euro. ndërkohë që për nivelin më të lartë vlerësohen në 202 mijë lekë në muaj, ose 1660 euro. Bazuar në percentile­n e të ardhurave, të dhënat tregojnë që familjet më të pasura i kanë të ardhurat 3.4 herë më të larta se familjet me të ardhura mesatare (percentilj­a e 50-të), ndërsa familjet me të ardhura mesatare (percentilj­a e 50-të) i kanë të ardhurat 4 herë më të larta se familjet me të ardhurat më të ulëta (percentile­n e 5-të). “Vlerësimet e mësipërme tregojnë se niveli i pabarazisë së të ardhurave në rastin e Shqipërisë është i lartë dhe lëvizja e familjeve nga një kategori në tjetrën shoqërohet me efekte të forta financiare në të ardhura”-thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë. Vëmë re se në familjet ku kryefamilj­ari është pensionist, të ardhurat e familjes janë më të larta se në ato ku kryefamilj­ari është i vetëpunësu­ar. Gjithashtu, vëmë re se familjet ku kryefamilj­ari ka arsim të mesëm kanë më shumë të ardhura se ato ku kryefamilj­ari ka vetëm arsim fillor. Familjet ku kryefamilj­ari është mbi 75 vjeç kanë më shumë të ardhura se ato ku kryefamilj­ari ka një moshë që varion nga 35-44 vjeç. Nga ana tjetër, vrojtimi tregon se burimi kryesor i të ardhurave të familjeve shqiptare është puna, që zë nga 49% deri në 64% mesatarish­t. Burimi i dytë ndërkohë janë dërgesat e emigrantëv­e. Remitancat zënë mesatarish­t nga 14% deri në 23% të totalit të të ardhurave të një familje shqiptare. Burimi i tretë janë ndihmat sociale, nga 6% deri në 15% Vërehet gjithashtu se burimet e tjera të të ardhurave, si të ardhurat nga qiraja apo të ardhurat nga interesat, zënë një përqindje fare të vogël, në totalin e të ardhurave.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania