Gazeta Dita

Radha e Shqipërisë!

-

Letër e nënshkruar,

N.T, Tiranë

Ajo që u zyrtarizua një ditë më parë në qeverisjen e Malit të Zi, në Europë ka ndodhur vite dhe dekada më parë. Në krye u vendos një politikan i ri, i guximshëm dhe që e donte dhe luftoi për vendin e tij.

Në Malin e Zi i besuan të resë, lanë pas politikën e vjetër e të korruptuar që bënte vetëm regres për vendin. Besimi ndaj tyre ishte i dëmshëm dhe u provua që rezultoi i tillë për qytetarët.

Në fakt, Ballkani e vuan sundimin e partive politike të vjetra, prej vitesh janë bashkë dhe nuk lejojnë që vendi të bëjë progres pasi kjo kthehet në kërcënim për ta. Ndryshimi ndodhi në Kosovë një vit më parë.

E gjithë klasa e vjetër politike mori një mësim të mirë se nuk mund të qeverisin dot një shtet vetëm me komplote e marrëveshj­e të fshehta. Tani është koha që edhe Shqipëria të preket nga ky tranzicion politikë.

Tani është koha që edhe Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga njerëz që qeverisin me persona të korruptuar, ministra e deputetë të arrestuar si dhe një listë emrash të vendosur në listën e hetimit. Tani është koha që Shqipëria nuk duhet të jetë më shteti i 10 oligarkëve që me bekimin e qeverisë po pastrohen e po shfrytëzoj­në çdo pasuri natyrore.

Tani është koha që edhe Shqipëria nga një shtet i keqqeveris­ur për 30 vite, të zgjedhë në krye të saj njerëz të pakorruptu­ar dhe të pakorruptu­eshëm.

Ballkani ka nisur të reagojë, një frymë e re po zgjohet. Po Shqipëria, a e meriton të mbahet ende peng nga njerëz që kanë tri dekada që ndërrojnë karriget me njëritjetr­in?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania