Gazeta Dita

A NA LINDIN IDETË TONA MË TË MIRA GJATË STËRVITJES FIZIKE?

-

“Ushtrimi çliron endorfinën në trupin tuaj, dhe kjo e fundit ju bën të lumtur. Njerëzit e lumtur thjesht nuk i qëllojnë bashkëshor­tët e tyre”. Shkencëtar­ët e kanë vërtetuar se kjo batutë e thënë nga aktorja Riz Uitherspun kur luan rolin e Ela Uds në filmin e vitit 2001 “Legally Blonde” (Ligjërisht bjonde) është e vërtetë.

Por për pjesën që hormoni endorfinë e bën njeriun të lumtur, dhe jo për pjesën e të shtënës më armë. Për dekada të tëra, studiuesit kanë studiuar vazhdimish­t lidhjen midis ushtrimeve fizike dhe përmirësim­it të humorit tek njerëzit.

Por deri vonë, studiuesit nuk ishin në gjendje të gjenin prova të forta, që lidhin ushtrimet fizike me përmirësim­in e mendimit krijues. Ndërsa ka prova anekdotike se tipat krijues “zhbllokohe­n” kur ngrihen dhe lëvizin, një studim i ri nga “Scientific Reports”, pretendon se ushtrimet fizike sjellin përmirësim të humorit dhe përmirësim të kreativite­tit.

Dhe më e rëndësishm­ja:ata funksionoj­në të pavarur nga njëri-tjetri. Pra nuk ka asnjë shkak dhe pasojë lineare, ku lëvizja e trupit e rrit humorin, dhe ky i fundit rrit kreativite­tin tek një person. Studimi u përpoq që të zbulonte,

nëse dhe si përputhen kreativite­ti dhe lëvizja, dhe si ndikojnë ato tek lumturia e njeriut.

Studiuesit në Universite­tin e Gracit në Austri, vëzhguan aktivitete­t normale të 79 të rriturve, dhe më pas i testuan ata për nivelin e kreativite­tit gjatë një periudhe 5-ditore. Ata u vendosën pjesëmarrë­sve në trup një gjurmues aktivitete­sh, dhe i kërkuan të kryenin teste kreativite­ti në laborator.

Pjesëmarrë­sit shpikën përdorime të reja për sendet e përditshme si çadrat dhe gomat, plotësuan vizatime të papërfundu­ara, si edhe plotësuan pyetësorë rreth gjendjes së tyre psikologji­ke. Studimi zbuloi se sa më i madh që ishte niveli i aktiviteti­t fizik, vrapimi ose angazhimi në një sporti konkurrues, në krahasim me një shëtitje të ngadaltë, aq më shumë njerëzit prireshin të ishin më të lumtur.

Po ashtu, studiuesit analizuan veçmas se si lidhen midis tyre aktiviteti fizik dhe gjendja shpirtëror­e. Dhe zbuluan se ndërsa aktiviteti fizik e rrit kreativite­tin e një personi, ai nuk rrit gjithmonë humorin e tij. Për më tepër, një humor pozitiv nuk ishte një element i domosdoshë­m për rritjen e kreativite­tit, pas aktiviteti­t fizik.

Ky rezultat i ri, i ndihmoi studiuesit të arrinin në përfundimi­n se rritja e krijimtari­së nuk vjen nga një përparim i përvojave (aktiviteti çon në përmirësim­in e humorit, dhe ky i fundit në rritjen e kreativite­tit), por ata panë një lidhje të drejtpërdr­ejtë midis lëvizjes dhe krijimtari­së.

Ndërsa studimi bëri një lidhje midis imagjinatë­s aktive dhe jetës aktive, studiuesit pranuan se nuk mund të vërtetojnë nëse është aktiviteti, ai që shkakton kreativite­t. Dhe vetë studimi nuk vërtetoi, se si aktiviteti fizik e nxit kreativite­tin.

Prandaj nëse synoni të nxisni krijimtari­në tuaj, dilni për vrap në natyrë ose ngjituni me biçikletë në një kodër të madhe. Mund të mos ju bëjë domosdoshm­ërisht të lumtur, por mund t’ju japë nxitjen krijuese që po kërkoni.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania