Gazeta Dita

“Një dhelpër mes dhelprave”, Lineker bën ironi me xhaketën e Mourinhos. Finalja e Tiranës kalon më parë nga...Roma

-

Një xhaketë ngjyrë gri e hapur, që Jose Mourinho preferoi të veshë në gjysmëfina­len e parë ndaj Leicester në “King Stadium”, është bërë objekt humori në rrjetet sociale. Ka qenë ish-sulmuesi i mirënjohur anglez, Gary Lineker, që ka shkruar në rrjetet sociale se Jose Mourinho zgjodhi të veshë “një lëkurë dhelpre” për t’u maskuar mes vendasve të Leicester, të cilët kanë edhe pseudonimi­n “dhelprat”. “Mourinho përdor strategjin­ë e shpërqendr­imit, duke veshur u veshur si një “dhelpër e argjendtë” mes “dhelprave” të Leicester”, shkroi Lineker. Roma mori një barazim me vlerë në Leicester, teksa vendasit në disavantaz­h barazuan vetëm

në fund të pjesës së dytë. Pas ‘shishes’ së verës me mikun e tij kundërshta­r, teknikun Rodgers të anglezëve, Murinjo tha në konferencë se finalja e vërtetë e Conference League luhet në Romë dhe jo në Tiranë. Në takimin tjetër gjysmëfina­l, Marseja doli

gjallë nga Holanda, teksa Fejnord u pa të barazohej 2-2 nga një avantazh që kishte me dy gola në pjesën e parë, por mori fitoren në fund 3-2 dhe javën që vjen luhet kthimi në Francë. Finalja luhet në Tiranë më 25 maj, teksa 400 vullnetarë si rojtarë kanë dalë deri tani për sigurinë e ndeshjes, përfshi edhe 650 forca sigurie të tjera, si policia shqiptare apo security. Në Europa League, ekipet gjermane bënë hap të rëndësishë­m drejt finales së mundshme gjermane. Eintraht Frankfurt befasoi përsëri, teksa mundi Uest Ham në Londër pas ‘shkelmit’ që i dha Barcelonës në Spanjë. Kurse Leipzig mori një fitore në minutat e fundit në Gjermani ndaj skocezëve të Rangers.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania