Gazeta Dita

Inspektori­ati i pasurive kallëzoi 518 zyrtarë në shtatë vite, shumë pak dënime

-

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë referuar që nga viti 2014 vazhdimish­t në Krimet e Rënda, aktualisht SPAK, për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për ironi, edhe ish-kryeprokur­ori Adriatik Llalla, që duhet t’i hetonte një pjesë, u dënua vetë për fshehje pasurie. Shumë dosje u mbyllën në fshehtësi, emrat të panjohur. Asnjë i dënuar për 2021

Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë periudhës 2014-2021, ka kallëzuar penalisht 518 zyrtarë të niveleve të ndryshme për fshehje pasurie, pastrim parash, mashtrim me pasurinë e etj. Kallëzimet janë bërë kryesisht në Prokurorin­ë e

Tiranës, Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, në Prokurorit­ë e Rretheve, dy vitet e fundit në SPAK, në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorisë së Përgjithsh­me të Parandalim­it të Pastrimit të Parave, si dhe në Policisë së Shtetit.

Të dhënat reflektohe­n në raportin e veprimtari­së së ILDKPKI për vitin 2021, raport i cili do të shqyrtohet nga Kuvendi, anëtarët e të cilit janë vetë subjekte të këtij institucio­ni kaq të rëndësishë­m kundër korrupsion­it. “Report TV” vuri në dukje se ILDKP jep numrin e zyrtarëve të kallëzuar, por jo një bilanc se çfarë ka ndodhur me dosjet.

Pothuajse të gjitha dosjet e janë mbyllur në heshtje nga prokurorit­ë e juridiksio­nit të zakonshëm dhe Prokuroria e Përgjithsh­me, me përfundimi­n e njëjtë: mungesës së konstatimi­t të elementeve penale.

Mbyllja e dosjeve në heshtje është edhe arsyeja se pse 90 % të emrave zyrtarëve të kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash, mbahen sekret. Si ILDKP, ashtu edhe organi i akuzës, nuk kanë pranuar të japin emrat e zyrtarëve të kallëzuar, me pretendimi­n se të dhënat përbëjnë sekret hetimor, ndonëse shumica e dosjeve janë mbyllur prej vitesh. Bëhet fjalë për ishministr­a, deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë të rëndësishë­m, prokurorë, gjyqtarë, ambasadorë etj.

Kur ILDKP drejtohej nga Adriatik Llalla, i cili si për ironi është dënuar vetë për fshehje pasurie me 2 vite burgim dhe përjashtim me 5 vite nga administra­ta, akuzonte kryeprokur­oren Ina Rama për mbylljen e dosjeve të pasurive. Kur Adriatik Llalla u emërua kryeprokur­or në vend të Ina Ramës, vijoi e njëjta praktikë, për të cilën Llalla ishte ankuar kur drejtonte ILDKP. Praktika nuk ndryshoi as pas ardhjes së Arta Markut, pasimit të saj nga Olsian Çelajt dhe ngritjes së SPAK. Goditja pasurive dukshëm të pajustifik­uara të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë në Shqipëri, vijon të mbetet tabu.

Gjatë vitit 2021, SPAK ka regjistrua­r 14 procedime penale për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, ku 1 çështje e ka transferua­r, 3 i ka pushuar dhe për 10 raste vijojnë hetimet. Ndërsa, Prokuroria e Përgjithsh­me ka regjistrua­r vetëm një procedim penal të parashikua­r nga neni 257/a i

Kodit Penal; “refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja, ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në raportin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me thuhet ka një tendencë në ulje të kësaj vepra penale. Pra, vetëm 1 procedim përgjatë një viti.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania