Gazeta Dita

Banorët protestë dhe bllokime: Nuk varrosim dot as të vdekurit, na izoluan!

- Nëse do të ushtrohet dhunë. paralajmër­uan banorët.

Tensione në tubimin me bllokim të aksit nga banorët e zonës, që tashmë, për shkak të punimeve të reja të njoftuara nga ARRSH, duhet të lëvizin në segmentin Qafë Kashari-Rrethrrotu­llimi i “Nënë Terezës”Ahmetaq. Konfrontim dhe me FNSH-të. Paralajmër­ojnë vijimin e protestës deri në zgjidhje. Akuzat: “Për të blerë një bukë, duhet t’i biem nga Vora. Për 100 metra rrugë, duhet të vijmë rrotull 60 km!”

Banorët e Rinasit u revoltuan dje në një protestë që nisi me motivin paqësor dhe sensibiliz­ues, teksa bllokuan aksin rrugor për në drejtim të aeroportit, si dhe u përplasën me policinë pas vendimit nga ARRSH, se qarkullimi do të realizohej me një sens lëvizjeje, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotu­llimi i “Nënë Terezës”Ahmetaq. Është bllokuar për minuta të tëra rruga tek “Ura e Gjolës”, nga 60-70 protestues, që janë banorët të zonës që preken nga ky zhvillim urbanistik, ndërsa kanë mbërritur edhe forca të FNSH-së për të kthyer rendin. Pavarësish­t shiut që binte dhe motit të pafavorshë­m, banorët u shfaqën këmbëngulë­s dhe të prerë në kërkesat e tyre, duke paralajmër­uar se do të rikthehen sot përsëri.

Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë KrujëVorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kjo është arsyeja përse kanë dalë në protestë, pasi i është zgjatur rruga për të shkuar në punë dhe madje më shumë. Ata thonë se i kanë izoluar dhe nuk shkojnë dot as për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre. Ndërkohë i janë shtuar kostot e përditshme, në një kohë kur çmimet e karburante­ve dhe shportës janë rritur.

Banorët qëndruan në rrugë deri në orën 12:00 të mesditës së djeshme, duke u konfrontua­r edhe me uniformat blu, ndërsa thanë se nëse nuk ka zgjidhje, do të vijojnë edhe ditët e tjera. Sa i përket prezencës së forcave të policisë, njëri prej protestues­ve paralajmër­on se do të reagojnë ndryshe

“Për të blerë bukë, duhet t’i biem nga Vora. Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë. Unë e kam marrë vesh pardje, nuk dimë asgjë. Nuk ka asnjë rrugë, vetëm nga Fushë-Kruja. Nesër (sot), nga 6 orë do rrimë këtu derisa të hiqen tabelat. Nuk gjendet zgjidhje me këta. Shihe çfarë ka bërë kryeminist­ri jonë. Ne nuk kemi ardhur me shkopa gome. Ne kemi ardhur me duar në xhepa. Nëse njëri nga banorët e Rinasit preket me dorë, atëherë keni për ta parë se kush janë banorët e Rinasit”,

“Për 100 metra rrugë duhet të bëj 60 km, duhet të shkoj në Vorë, në kthesë të Kasharit e të kthehem”,

thotë një tjetër banor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas

duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-VorëQafë Kashar-Aeroport. Rruga e njohur si ‘Ura e Hajdutëve’ që të lidh me Kamzën, është bërë me një sens lëvizje dhe banorët e asaj zone që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk kalojnë dot aty. Ata duhet të shkojnë tek Ura e Gjolës, më pas tek Fushë-Preza dhe për të kaluar më pas tek rrethrrotu­llimi i Vorës, për të marrë aksin e autostradë­s.

Para disa ditësh, ARRSH njoftoi devijimin e lëvizjes drejt aeroportit që nga 1 Maji, për një afat të pacaktuar, pasi ka rritje të fluksit të qarkullimi­t të automjetev­e drejt Aeroportit të Rinasit, pas lirimit të masave anti-COVID.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania