Gazeta Dita

Sot luhet Kukësi-Partizani për biletë europiane, Tirana s’ka rrugë tjetër ndaj Teutës

-

Kjo mesjavë ka në lojë javën e 32 të kampionati­t, që ka hyrë në fazën finale dhe që nga sot mund të nisë të ndahen disa nga verdiktet. Edhe nëse fitojnë ndaj durrsakëve që luftojnë për mbijetesë, bardheblut­ë duhet të presin nesër ndeshjen e Laçit në Rrogozhinë, për të hapur shampanjën. Skënderbeu përballë Krujës, në një ndeshje që mund të kthehet si ‘funeral’ i rënies para tifozëve korçarë. Edhe Dinamo e dënuar të fitojë ndaj shkodranëv­e

Hyn në fazën finale Superliga shqiptare. Dita e sotme mund të japë të paktën një verdikt, atë të kampionit, teksa praktikish­t mund të caktojë edhe projeksion­in për Europën për një nga skuadrat në përballjen klasike KukësiPart­izani, në stadiumin e sapoinagur­uar, “Kukës Arena”. Tirana do të presë sot pasdite skuadrën bregdetare të Teutës, e cila tashmë ka gjetur një farë qetësie pas fitores javën e kaluar. Kurse bardheblut­ë prej dy javësh kanë bërë gati shampanjën e festës dhe mund ta kremtojnë para tifozëve të tyre në rast fitoreje. Por titulli e ka një kleçkë, sepse aktualisht ndodhet vetëm 12 pikë larg Laçit dhe duhet që të paktën kurbinasit të barazojnë apo humbasin nesër ndaj Egnantias. Nga ana tjetër, Teuta me 39 pikë në vendin e shtatë, mban poshtë me 5 pikë diferencë në zonën play-off Egnantian, teksa kjo e fundit do të presë Laçin të mërkurën në Rrogozhinë. Kukësi do kërkojë të marrë një trepikësh sigurie që do vlejë sa për gjashtë ndaj Partizanit, si rival direkt për Europën dhe anasjellta­s. Të dyja ekipet ndodhen në kuotën e 46 pikëve dhe ndajnë vendin e tretë. Tekniku i të kuqve, Mehmeti, tha se skuadra është e përgatitur dhe pas fitores së fundit ndaj Dinamos janë më të motivuar. Kurse kuksianët do kërkojnë të kthehen te triumfet, pas kanë një humbje e një barazim dy ndeshjet e fundit. Inagurimi i stadiumit duket se nuk ka sjellë fat të mirë për veriorët. Nesër luhen edhe takimet më të rëndësishm­e për disa nga verdiktet e Superligës. Veçanërish­t Dinamo-Vllaznia dhe Skënderbeu-Kastrioti. Nëse korçarët nuk marrin rezultat pozitiv ndaj krutanëve, që kanë tetë fitore radhazi në kampionar dhe po synojnë tashmë me ambicie vendet në Europë, atëherë mund ta kenë ditën e nesërme edhe atë të ‘funeralit’ para tifozëve, rënies në Kategorinë e Parë pas më shumë se një dekade. Skënderbeu ndodhet në vend të fundit me 21 pikë, 13 nga Egnantia e playoff, ndaj i duhet fitorja me patjetër dhe që rrogozhina­sit të barazojnë apo munden që të

jenë ende matematiki­sht në lojë. E njëjta gjë pothuajse mund të thuhet edhe për Dinamon, që pret nesër Vllazninë. Kjo e fundit është në garë me Kastriotin për të kapur Kukësin dhe Partizanin për një nga vendet e Europës, pasi Laçi praktikish­t ndodhet me 11 dhe 9 pikë larg nga secila. Shkodranët kanë edhe shansin e Kupës për të kapur një nga biletat europiane, përveç mundësisë nga kampionati. Vllaznia ndodhet në vendin e pestë, me 45 pikë dhe Kastrioti në vendin e gjashtë me 43 pikë, kurse Laçi në vendin e dytë më 54 pikë.

 ?? ?? SOT
Kukësi-Partizani Tirana-Teuta
NESËR Dinamo-Vllaznia Egnantia-Laçi Skënderbeu-Kastrioti
RENDITJA: Tirana
Laçi
Kukësi Partizani Vllaznia Kastrioti Teuta Egnantia Dinamo Skënderbeu 66 pikë 54
46
46
45
43
39
34
23
21
SOT Kukësi-Partizani Tirana-Teuta NESËR Dinamo-Vllaznia Egnantia-Laçi Skënderbeu-Kastrioti RENDITJA: Tirana Laçi Kukësi Partizani Vllaznia Kastrioti Teuta Egnantia Dinamo Skënderbeu 66 pikë 54 46 46 45 43 39 34 23 21

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania