Gazeta Dita

Në Këshillin Kombëtar të PD janë 28.5% e anëtarësis­ë nga Tropoja, 12.6% të afërmit e Berishës

-

Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli thotë se pjesa më e madhe e të përzgjedhu­rve në Këshillin Kombëtar të Berishës janë nga Tropoja.

Me anë të një shkrimi, Agolli thotë se 28.5% e anëtarësis­ë vijnë nga Tropoja ndërsa 12.6 % janë të afërmit e Berishës. Ndër të tjera bëri krahasim me Korçën që është shumë herë më i madh, por ka vetëm 4.5% të anëtarësis­ë së Këshillit Kombëtar.

“Një kuriozitet me KK e Saliut. Qarku i Korçës është për frymë popullsie dhe sipërfaqe nga madhësia i 6-ti në RSH.

Tropoja nuk e di se në cilin qark hyn, por nuk ka rëndësi qarku, rëndësi ka rrethi Tropojë nga vjen.

Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësis­ë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut. Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%. Dikush do thotë: E mo ç’po na thua? E di që disa do më keqkuptojn­ë por nuk ka problem. E rëndësishm­e është forcimi i pozitës të Saliut. P.s Kjo vërteton se e gjithë narativa e ngritur nga Saliu për 8 muaj rresht, kishte qëllim vetëm mbrojtjen e interesit personal”, shkruan Agolli.

Dy ditë më parë në Partinë Demokratik­e u bë publike nga Albana Vokshi lista me 150 anëtarët e zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD-së, në strukturat e reja që po ngrihen nga Sali Berisha edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimt­ar nga gjykata nëse Komisioni i Rithemelim­it do ta drejtojë apo jo.

Ajo që është vënë re nga lista fituese dhe nga lista jo fituese është se Këshilli Kombëtar i PD tashmë do të ketë shumë familjarë të Berishës dhe të besnikëve të tij më të mëdhenj, ndërkohë që janë spastruar jo besnikët.

Veç Berishës, i cili është automatiki­sht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha. Menjëherë sapo të konstituoh­et, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidatur­ash që do të propozohen nga Rithemelim­i. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania