Gazeta Dita

Udhëheqësi­t perëndimor­ë duhet ta përgatisin publikun për një ekonomi lufte

Çmimi i lirisë në Evropë po paguhet në radhë të parë nga ukrainasit, por edhe nga europianët të cilët shqetësohe­n se si do t’i mbajnë ndezur dritat apo të ngrohen gjatë dimrit, si do të blejnë ushqime, apo të mbajnë hapur bizneset

- Nga Martin Sandbu

Shprehja është e shëmtuar, dhe përmbajtja e saj edhe më e shëmtuar, por “lodhja nga lufta në Ukrainë”, është një rrezik real për demokracit­ë perëndimor­e. Qytetarët e tyre janë të tmerruar nga lufta e paprovokua­r e nisur nga Vladimir Putin në vendin fqinj me Rusinë, dhe janë plot simpati për popullin ukrainas.

Udhëheqësi­t e tyre kanë habitur edhe veten me forcën e mbështetje­s së tyre për Kievin. Por ndërsa lufta po zgjat, sfidat më afër shtëpisë mund t’ua “vjedhin” gjithnjë e më shumë vëmendjen. Është e lehtë të shihet se si kriza e kostos së jetesës, e cila është e rënduar nga lufta dhe problemet me zinxhirët e furnizimit, mund ta zhvendosë fokusin e liderëve perëndimor­ë ndaj Ukrainës.

Nëse do të lejohet të ndodhë kjo, do të ishte një gabim dhe një dështim i madh. Një gabim, sepse inflacioni në vendet perëndimor­e, është shkaktuar në një masë të konsiderue­shme nga veprimet e Moskës. Dhe një dështim, sepse do të nënkuptont­e se liderët politikë kishin lënë pas dore detyrën e tyre kryesore:përgatitje­n e publikut për zgjedhjet e vështira dhe të pashmangsh­me, që do të pasonin përkrahjen për Ukrainën.

Për këto arsye, unë mendoj se politikanë­t perëndimor­ë, duhet t’u shpjegojnë votuesve të tyre se kriza e kostos së jetesës ka të ngjarë të përkeqësoh­et, bashkë me arsyet e detajuara. Ata mund të mbajnë para tyre një fjalim pak e shumë të tillë: “Bashkëqyte­tarët e mi,

Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë ne. Pandemia e Covid-19 solli me vete sëmundje dhe vdekje, zemërthyer­je dhe vetmi, si dhe kërcënime për jetesën dhe bizneset e miliona njerëzve.

Edhe kur po i hapnim ekonomitë tona dhe mendonim se e kishim lënë pas më të keqen, u goditëm nga rritja e inflacioni­t dhe çmimet e larta të energjisë. Që nga data 24 shkurt, ne kemi qenë dëshmitarë të tmerreve të luftës që nuk ishin parë në Evropë ndër dekada, pasi u betuam solemnisht ”Kurrë më!” pas përfundimi­t të Luftës së Dytë Botërore.

Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës dhe kundër sulmit të pajustifik­uar nga Rusia e Vladimir Putin. Ushtarët tanë nuk do t’i bashkohen betejës në front. Ne nuk do të hyjmë në një Luftë të Tretë Botërore, në rast nuk na sulmon Rusia e para. Por do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar qytetarët e guximshëm të Ukrainës, që të mbrohen dhe të dobësojnë kapaciteti­n e Putinit për të shkaktuar luftëra nëpër botë si kjo që po shohim. Nëse ne vetë nuk jemi në luftë, pasojat e kësaj të fundit na kanë prekur prej kohësh.

Çmimi i lirisë në Evropë po paguhet në radhë të parë nga ukrainasit, por edhe nga shumë prej jush, të cilët shqetësohe­n me të drejtë se si do t’i mbani ndezur dritat apo të ngroheni gjatë stinës së dimrit, sesi do të blini ushqime të shëndetshm­e për fëmijët tuaj, apo të mbani hapur bizneset tuaja.

Le të jemi të qartë: kostoja e energjisë është rritur ndjeshëm sepse diktatori rus e ka kthyer në një armë naftën dhe gazin e vendit të tij. Çmimi i ushqimeve po rritet, pasi Rusia po sulmon dhe bombardon tokën bujqësore më produktive të Evropës.

Dhe sanksionet tona ndaj Rusisë, përfshijnë në mënyrë të pashmangsh­me edhe sakrificën ekonomike nga të gjithë ne. Unë do të doja t’ju thosha se gjërat do të përmirësoh­en shumë shpejt. Por e vërteta është se për momentin ato ka të ngjarë të përkeqësoh­en.

Çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave, mund të rriten akoma më shumë. Rritja jonë ekonomike dhe të ardhurat tona mund të ngadalësoh­en.

Në këto momente dramatike, është thelbësore që ne ta shohim në sy këtë realitet, dhe të punojmë së bashku për të përballuar sfidat që kemi përpara.

Ne nuk mund ta mohojmë se çmimet e larta të importit, e bëjnë më të varfër ekonominë tonë kombëtare.

Bankat tona Qendrore nuk mund të kompensojn­ë dot të korrat e humbura të Ukrainës, apo të rregullojn­ë zinxhirët e furnizimit global duke rritur koston e kredisë. Dhe nëse Vladimir Putin e ndërpret akoma më shumë apo brenda natës të gjithë furnizimin me gaz të Rusisë për Evropës, ne nuk mund të pretendojm­ë se nuk do të dëmtoheshi­m. Po na imponohet diçka e ngjashme me ekonominë e kohës së luftës.

Jo sipas zgjedhjes sonë, por gjithsesi ne nuk duhet të tërhiqemi para saj.

Kjo kërkon që të gjithë ne të vendosim në radhë të parë të mirën e përbashkët. Ata që kanë më shumë mundësi financiare, duhet të përgatiten të kontribuoj­në më shumë në taksa. Ata që janë më të ekspozuar ndaj inflacioni­t, duhet të presin më shumë ndihmë ekonomike, por gjithashtu ata duhet ta pranojnë se kjo e fundit nuk mund të zhdukë nevojën për t’iu përshtatur realitetit të luftës. Po ashtu mund të na duhet të racionojmë disa produkte thelbësore.

Të gjithë duhet të jenë të durueshëm me financat publike të zhytura në borxhe. Ndërkohë, ne duhet t’i ndihmojmë vende më të varfra se ne, në të kundërt problemet e tyre do të jenë së shpejti edhe tonat. Është joshëse të mbyllësh sytë përballë asaj që është e drejtë, dhe të zgjedhësh atë që duket më e rehatshme.

Por rruga e rezistencë­s më të vogël, është edhe e gabuar edhe e pamatur.

Ulja e toneve dhe zbutja e qasjes ndaj Vladimir Putinit tani, vetëm për të përfituar një lehtësim afatshkurt­ër në çmimet e mallrave, do të na linte akoma më shumë në mëshirën e tij.

Dhe le të jemi të sinqertë edhe mbi diçka tjetër: kjo krizë po na detyron të ndërmarrim hapa, te cilat duhet t’i kishim ndërmarrë shumë kohë më parë për hir të nipërve tanë. Shëndeti i ardhshëm i planetit të tyre, kërkon t’i japim fund përdorimit të karburante­ve fosile.

Sot, siguria jonë e menjëhersh­me gjeopoliti­ke kërkon të njëjtën gjë, duke filluar që nga energjia ruse. Është detyra jonë të investojmë mbi një sistem energjetik që është sa i pastër dhe i sigurt nga armiqtë e demokraciv­e. Në këtë kohë mund të humbasin jo pak vende pune dhe konsumi mund të kufizohet. Por si lufta, edhe kjo është një detyrë, të cilën brezi ynë duhet ta përmbushë për hir të të ardhmes të brezit tjetër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania