Gazeta Dita

Gjermania, ndërmjetës­uese në dialogun Kosovë-Serbi: Vuçiç dhe Kurti takohen sërish pas 1 viti

-

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Paralajmër­imet janë se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me dy liderët. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçicit që nga korriku i vitit të kaluar. Ikja në Berlin e Kurtit dhe Vuçicit është paralajmër­uar qysh javën e kaluar, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka ftuar presidenti­n Vuçic dhe kryeminist­rin Kurti në vizita të posaçme bilaterale në Berlin, më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, edhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj për t’u takuar së pari me kancelarin, e pastaj edhe në një takim joformal me presidenti­n Vuçic dhe kryeminist­rin Kurti”, ka thënë zëdhënësi i BE-së. Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçicit, në kuadër të dialogut për normalizim­in e marrëdhëni­eve, por deri më tani pa sukses. Vetë kryediplom­ati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk do t’i ftojë liderët në një takim të tillë sa për sy e faqe, pa pasur indikacion­e të qarta se në takim do të arrihet përparim konkret.

Ky takim joformal në Berlin, nëse realizohet, mund të jetë një mundësi për të përmirësua­r atmosferën në kuadër të dialogut dhe për ta bërë të mundur edhe ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel. Takimet e para që janë zhvilluar mes Kurtit dhe Vuçicit në Bruksel, një zyrtar i BE-së i ka cilësuar si “takime jo të lehta, dhe jo të këndshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania